Marko Bello
Marko Bello (Berat, 12 shtator 1961 - Turqi, 4 dhjetor 2020), ka qenë përkthyes, gazetar, diplomat dhe politikan shqiptar.
Pas studimeve për frengjisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, në vitin 1987 u bë sekretar i ambasadës shqiptare në Bukuresht. I liruar nga detyra në vitin 1991, ai banoi në qytetin rumun, duke u angazhuar si gazetar në shërbimin rumanisht të BBC-së, dhe më pas me agjensinë e lajmeve Reuters, me të cilën ai punoi edhe në Shqipëri deri në vitin 1997.
Në vitet 1997-2000 ishte ambasador i Shqipërisë në Rumani, dhe pastaj angazhohet në politikë, si ministër me disa portofole, të integrimit europian dhe të koordinimit qeveritar, dhe pastaj si zëvendësministër i mbrojtjes. Gjatë periudhës 2001-5 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvend[1][2].
Bello vdiq në Turqi nga Covid-19, mbas 23 ditësh trajtimi intensiv mjekësor.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.parlament.al/Files/Informacione/Legjislatura-xvi-2001-2005.pdf
- ^ "Albanian Ambassadors" (PDF). Këshilli i ambasadorëve shqiptarë (në anglisht). Marrë më 19 tetor 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Humphrey, Peter (13 dhjetor 2020). "Obituary: Marko Bello". The Baron (në anglisht).
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |