Jump to content

Maro Konda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Maro Konda - Trime labe me origjinë fteriote që sakrifikoi veten për të mbrojtur popullin. Lindi në Fterrë. Jetoi në fillim të shekullit XVI. U martua në Çorraj. Në vitin 1537, në mbrojtje të luftëtarëve çorrjotë, sakrifikoi veten, duke hedhur në greminë një numër jeniçerësh turq, së bashku me veten e saj. Ndaj dhe populli i këndoi :

"Bijë Fterre, nuse Çorre,
Djalin më të mirë more,
Po ç’e do, nuk e gëzove,
Nga shkëminjtë u lëshove,
Turqitë prapa ç’i more,
S’more një, po di taborre..."