Marcel Proust
Marcel Proust (Marsel Prust ), ka lindur në Paris më 10 korrik 1871 dhe ka vdekur po në Paris më 18 nëntor 1922. Ishte një shkrimtar francez, puna kryesore e të cilit ishte një vazhdim i trilluar me titull Në kërkim të kohës së humbur, të botuar në 1913-1927.
Marcel Proust rreshtohet në traditën e madhe të shkrimtarëve totalë, të tipit Dante, Balzak, e Xhojs, që me veprën e tyre kanë arritur të krijojnë një univers aq të plotë, sa rivalizon me realitetin.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marsel Prust lindi më 10, Korrik, 1871 në Paris, në një familje borgjezësh të pasur. Më 1893 Prusti diplomohet për drejtësi dhe pas dy vitesh përfundon studimet letrare me specializim filozofinë. Më 1903 djaloshit të ri i vdes Babai, mjek i famshëm kurse pas dy vitesh i vdes edhe nëna.
Përshkrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1906 ai vesh me tapiceri të gjithë apartamentin e tij me qëllim që të izolohet tërësisht nga zhurmat e jashtme.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1909 ka gati për botim romanin e parë të ciklit Në kërkim të kohës së humbur, që botuesit ia refuzojnë me radhë. Më 1913 ai e boton romanin me paratë e veta, po edhe kështu botuesi ia heq 200 faqet e fundit. Vepra e fundit e tij ishte “Koha e rigjetur”. Prusti ne veprat e tij rrjedh si një përrua i nëndheshem: 1) Herë i shtruar-„Një dashuri e Suanit” 2) Herë i rrëmbyeshëm-„Ne hije te vashave te lulezuara” 3) Herë i egersuar-„Sodomi dhe Gomorra” Kritika vepren e Prustit e emertoi „Perroi i ndergjegjes”
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prusti vdes në Paris më 18, Nëntor, 1922, në një moshë si Balzaku, 51vjeç.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |