Marte Prekpalaj
Marte Prekpalaj, e lindur më 10 maj 1967, është mësuese dhe aktiviste e njohur nga rajoni i Hasit në Kosovë. Aktualisht, ajo punon si mësuese në shkollën e mesme SHMU "Dëshmorët e Hasit." Gjatë jetës së saj, Marte ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave, duke themeluar organizatën "Femrat Vizionare të Shekullit XXI," që fokusohet në edukimin dhe fuqizimin ekonomik të grave, si dhe në barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut[1]
Fëmijëria dhe Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marte lindi në fshatin Breg Drini, Has, si fëmija i dytë në një familje me tre vëllezër. Ajo kujton fëmijërinë e saj me dashurinë për leximin, frymëzuar nga koha që kaloi me gjyshen, pasi nëna ishte shpesh e zënë me punët e përditshme dhe kujdesin për vëllezërit. Që në moshë të re, Marte u përball me sfida për shkollimin, pasi komuniteti shpesh dekurajonte arsimimin e vajzave, duke u përqendruar më shumë te martesa. Ajo gjeti mbështetje nga babai, ndërsa nëna përballonte presionin e komunitetit. Marte ishte një nga vetëm tre vajzat që përfundoi shkollën e mesme në zonën e saj, një arritje e madhe për atë periudhë[2]
Angazhimi në "Motrat Qiriazi"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1994-1995, Marte veproi në kuadër të organizatës "Motrat Qiriazi," duke luftuar analfabetizmin dhe promovuar arsimimin për gratë dhe vajzat. Përmes kësaj organizate, ajo u angazhua në krijimin e kurseve të edukimit profesional, si rrobaqepësia dhe kompjuterët, dhe ndihmoi në hapjen e shkollave të mesme në Gjonaj dhe Romajë [3]
Femrat Vizionare të Shekullit XXI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prekpalaj është gjithashtu organizatore e "Femrat Vizionare të Shekullit XXI," një organizatë që synon fuqizimin e grave, sidomos në zonat rurale të Kosovës, përmes arsimimit, pavarësimit ekonomik dhe të drejtave të grave pa dallim moshe apo etnie. Ajo ka ndihmuar në përkrahjen e bizneseve të vogla për gratë në zonat rurale dhe ka organizuar nisma të ndryshme për barazinë dhe mirëqenien familjare.
Kontributet pas Luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë dhe pas luftës, Marte mbështeti nisma për hapjen e shkollave dhe bibliotekave në zonat rurale dhe organizoi aktivitete për trajnim të grave dhe vajzave, promovuar arsimimin e tyre në një kohë kur kjo ishte sfiduese nga presioni i komunitetit. Marte ka marrë pjesë në protesta dhe fushata për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për drejtësi për ata që humbën të dashurit gjatë luftës. Një nga arritjet e saj ishte organizimi i një kursi për patentë shoferi, që mundësoi 50 grave të rajonit të Hasit të marrin lejen e drejtimit të automjeteve, duke u dhënë më shumë liri dhe mundësi të reja [2]
Në vitin 1996, ajo përfaqësoi Kosovën në Shqipëri, një veprim që hasi në pyetje dhe presion nga autoritetet e kohës, por nuk e ndaloi për të promovuar të drejtat e vajzave dhe për të përfshirë gratë në jetën publike dhe vendimmarrëse.[4]
Në vitin 2006, Marte mori çmimin "Kreativiteti i Grave në Jetën Rurale" nga Fondacioni i Samitit Botëror të Grave për përpjekjet e saj në fuqizimin e grave rurale [1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Marta Prekpalaj". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-11-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Oral History Kosovo (2014-08-26), Marte Prekpalaj / Fëmijëria, Intervistë, marrë më 2024-11-14
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Oral History Kosovo (2014-08-16), Marte Prekpalaj / Jeta Profesionale, Intervistë, marrë më 2024-11-14
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T7 (2024-03-23), Mësuese Marta që jeton në shtëpi libër, barti me traktor gratë në luftë dhe nuk u martua | T7, marrë më 2024-11-14
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Te parametri|title=
ndodhet simboli i padukshëm "no-break space character" - Pozicioni: 76 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)