Jump to content

Mateo Yskollari

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Mateo Yskollari.jpg
Yskollarë

Mateo Yskollari lindi në Korçë më datë 17 tetor të vitit 2003. Banon dhe kryen veprimtarinë e tij në qytetin e Pogradecit. Është një shkrimtar i ri, që kryesisht dallohet në shkrime poetike, por jo vetëm.

Poezitë e tij janë melankolike në të shumtën e rasteve, por jo rrallë ndesh edhe drejtime të tjera poetike. Ka një muzë lasgushjane moderne për të cilën është veçuar edhe në evente të ndryshme. Stili i tij e bën këtë muzë akoma më të ndjerë dhe tërheqëse. Aktualish ndjek studimet në arsimin e lartë në degën e Inxhinierisë Informatike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Mateo Yskollari është një i ri aktiv në shoqëri, dhe ndjek aktivitetin e tij të lirë artistik. Anëtar i Këshillit Rinor Pogradec që prej dhjetorit 2019. Mateo Yskollari ushtron që prej datës 9 Maj 2020 pozicionin e krye/redaktorit, gjithashtu edhe të gazetarit, në gazetën "Letër e Hapur", Pogradec. Mban titullin "Ambasador për Paqe" dhënë nga FUP (Federata Universale e Paqes), që prej datës 6 Mars 2020, si edhe është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Paqes. Lidhjet e shkrimtarit me poezinë janë që në moshë të vogël. Ai ka marrë disa çmime në konkurse të ndryshme lokale. Në vitin 2021 vlerësohet me vendin e tretë në Konkursin e Poezisë në kuadër të festës së verërave dhe gështenjës, organizuar nga Bashkia Pogradec, duke e pasuar në vitin 2022 me Vendin e Pare, në poezinë më të mirë në po të njëjtin event. Më datë 26 shtator 2020, shkrimtari mori pjesë në 10 vjetorin e eventit ndërkombëtar "100 Thousand Poets for Change", ku u përfaqësua me poezinë e tij "Bëhu Nënë Terezë" (Be Mother Teresa), e cila është e botuar në librin e këtij eventi me titull "Poetët për ndryshim/Poets for change", në gjuhën shqipe dhe angleze. Mateo Yskollari është pjesë aktive në nismat rinore që ndërmeren në vend, vlen të theksohet këtu angazhimi i tij në disa projekte pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ka luajtur rolin e korespondentit lokal në terren, si edhe aktivist rinor në nisma të ndryshme të kësaj organizate, por jo vetëm. Poeti është pjesë zyrtare e faqes "Opium Poetësh" dhe aktiv me poezitë e tij.

Skeda:Çmimi i Parë në Poezi, Konkursi i Poezisë 2022, Festa e Verërave dhe Gështenjës.jpg
Çertifikata

Çmimi i Parë në Poezi, Konkursi i Poezisë 2022, Festa e Verërave dhe Gështenjës

  1. Lamtumira
  2. Letër nate
  3. Shpirti i dytë
  4. Kush
  5. Po largohem
  6. Një mijë netë
  7. E përjetshme
  8. Udhë Shprese
  9. Për Shqipërinë
  10. Ndriçon feneri i shuar
  11. Bëhu Nënë Terezë
  12. Nën çatinë e zemrës sime
  13. E shkuara nuk ndrushon
  14. Rrethim me ëndrra
  15. Shtegu i duhur
  16. Mes dy detesh
  17. Tubim
Poezi të tjera të Mateo Yskollarit i gjeni tek: Tekste Shqip