Mavia Malik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Maavia Malik është spikerja e parë transgjinore për lajmet në Pakistan. Ajo është punësuar nga stacioni televiziv lokal “Kohenoor News”.[1]

Edukimi dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mavia Malik ka përfunduar studimet për gazetari.pas braktisjes nga familja iu desh të punonte shumë për të vazhduar studimet dhe të diplomohej për gazetari.[2] Në intervistat e zhvilluara Malik adresoi diskriminimin e përhapur që personat transgjinorë ndeshin në Pakistan, sidomos kur bëhet fjalë për diskriminimin në punë. “Si shumë persona të tjerë transgjinorë edhe unë nuk kam marrë mbështetje nga familja. Me forcat e mia kam bërë disa punë njëkohësisht që të vijoja studimet. Gjithnjë kam dashur të bëhem spikere lajmesh dhe ja ku ëndrra ime u bë realitet”[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]