Mazllum Baraliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mazllum Baraliu ka lindur 26 korrik 1949 në BukoshKomunës së Therandës, është profesor universitar.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Mazllum Baraliu shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Therandë dhe Prizren, ndërsa atë superior në Prishtinë dhe Zagreb të Kroacisë.

Mazllum Baraliu është profesor në Universitetin e Prishtinës. Është autor i shumë botimeve e mbi dhjetë veprave artistike, shkencore dhe profesionale. Profesor Baraliu me vite të tëra ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sëndërtimin e Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Në periudhën e pasluftës, ka vazhduar të kontriboujë në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, me shkencë, arsim dhe në letërsi. Edhe tani në mënyrë intensive punon në konsolidimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës dhe kauzës kombëtare. Aktualisht është profesor i Universitetit “Hasan Prishtina”.

Mazllum Baraliu ishte rektor i parë i Universitetit Publik të Prizrenit.[2] Një mandat ishte Kryeshef i KQZ-së.[3]

Mazllum BaraliuKryetari i Lidhjes së Juristëve të Kosovës.[4]

Mazllum Baraliu është anëtar i rregullt i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Mbi 43 vite jeton dhe punon në Prishtinë.

Veprat letrare:

  • "Lumëzime dashurue", "Rilindja"- Prishtinë;
  • "Dëshira të qëndisura", "Rilindja" - Prishtinë;
  • "E bukura Ilire", "Eurolindja" - Tiranë;
  • "Valët e Madrigalit", "Rilindja" - Prishtinë;
  • "Mësimi i pa mësuar", "faik Konica" - Prishtinë;
  • "Bulëzat e Blerimit"; "Faik Konica" - Prishtinë;
  • "Qyteti i shkronjave". [5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2014. Marrë më 18 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/mazllum-baraliu-em-amp-euml-rohet-rektor-i-universitetit-publik-t-amp-euml-prizrenit-136187/?old=1
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 5 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ http://www.kosovapress.com/sq/siguri/zgjedhjet-e-8-qershorit-vleresohen-pozitivisht-me-gjithe-mangesite-e-shumta-21279/
  5. ^ http://orashqiptare.blogspot.co.at/2015/08/mazllum-baraliu.html