Mazllum Saneja
Mazllum Saneja (1945, në Gjakovë) është poet, eseist dhe përkthyes i letërsise polake në gjuhën shqipe dhe i letërsisë shqipe në gjuhën polake.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë, Kosovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.
Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. Jeton në Varshavë.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra me poezi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- „Këlthitje” (1973)
- „Heshtja e një kohe” (1976)
- „Shpuzë e ftohtë” (1988)
- „Udhëtimi i purpurt” (1992)
- „Shëmbëllime të trazuara” (1996)
- „Pe ndonjë ëndërr” (2003)
- „Vetëtimë jete” (2007)
- „Leximi i vetmisë” ( Wydawnictwo Komograf, Varshavë, 2010 ISBN 978-83-88924-81-1)
- „Letra Evës” ( Prishtinë 2014 ISBN 978-9951-559-40-9)
Në Poloni janë botuar edhe këto vepra me poezi të Mazllum Sanejës:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- „Purpurowa podróż” (1992)
- „Ja nie jestem ten" (1996)
- „Ognista ziemia” (1999)
- Ndërkaq, Mazllum Saneja është bashkëautor i librit gjuhësor
- „Mini rozmówki albańskie” (bisedime polonisht-shqip, me A.Wójcik) (1992)
Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga gjuha polake në gjuhën shqipe:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Karol Wojtyła: „Bregu i qetësisë” (1989, 1992)
- Tadeusz Różewicz: „Rrëfime traumatike” (1991)
- Wisława Szymborska: „As fund as fillim” (1997)
- Zbigniew Herbert : “Zoti Cogito” (2000)
- Ewa Lipska : “Mësohu me vdekjen” (2000), “Unë” (2006)
- Stanisław Jerzy Lec: „Mendime të pakrehura” (2002)
- Adam Zagajewski : „Të shkosh në Lvov” (2002)
- Czesław Miłosz : „Qyteti pa emër” (2008)
Nga gjuha shqipe në gjuhën polake:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ali Podrimja: „Żyć” (1993), „Skradziony płomień” (2007)
- Eqrem Basha: „Wiersze” (1999)
Antologjitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autor i tri antologjive:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- „Vetëm Itaka mbetet”(„Tylko Itaka pozostanie”) (Antologji dygjuhëshe e poezisë shqipe dhe polake e shekullit XX) (1993)
- „Fëmijët e epokes” (Antologji e poezisë polake e shekullit XX) (1997)
- „Nie jest za póżno na miłość” („Nuk është vonë për dashuri”)(Antologji e poezisë shqipe e shekullit XX) (2005)