Jump to content

Mbetjet e kishës së Rezhancës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'Mbetjet e kishës së Rezhancës - në fshatin Rezhancë ndodhet kisha e këtij fshati. Në bazën e kishës vërehet një gropë rreth 7x4m. Muret nuk duken, ato mund të zbulohen tek pas gërmimeve arkeologjike. Aty-këtu gjenden fragmente qeramike. Për pozitën që ka, mund të konstatohet se kisha kishte një pronë të konsiderueshme, në të cilën ndodhej edhe kroi. Rreth kroit janë rritur plepa dhe shelgje që paraqesin një panoramë të bukur të kishës së fshatit. Fshati Rezhancë është një vendbanim i hershëm, ndërsa veprimtari i kësaj ane, Shaban Çupi, beson se emrin e ka marrë nga fjala rezhdë, që sipas FGJSSH,-rezhda është një lloj bimë me theka, e cila rritet në rajonin e Hanit të Elezit.[1]

  1. ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. fq. 22. ISBN 978-9951-8760-4-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)