Jump to content

Mbrakulla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbrakulla

Mbrakulla është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri.

Mbrakulla, gjendet në afërsi të qytetit të Beratit rreth 15 km në jug të tij në aksin kombëtar rrugor që lidh Beratin me Skraparin. Kordinatat e saj gjeografike jane 40° 37' 45" veri dhe 20° 4' 0" lindje. Mbrakulla shtrihet në një fushë të gjerë, lartësia e së cilës arrin 300 m mbi nivelin e detit duke thyer nuancat e relivit kodrinor që e rrethojnë. Në pjesën jug-lindore shtrihet imazhi përrallor i malit të Tomorrit. Pjesa perëndimore përshkohet nga lumi Osum.

Deri në fillimet e para të viteve 90' ekonomia ka qënë e mbështetur në bujqësi-blektori. Në ditët e sotme mbështetjen më të madhe e ka nga guroret dhe punimet e gurit dekorativ të cilat vijnë nga mali i Tomorrit, vendin e dytë e zë bujqësi-blektoria.

Edhe pse është një zonë rurale dhe e vogël, arsimimi është një ndër pikat më të forta të kësaj zone. Në të ekziston arsimi parashkollar, ai fillor, nëntë vjecar dhe i mesem. Niveli arsimor ka qënë gjithmonë në lartësinë e duhur, kjo falë edhe rezultateve të larta që kanë arritur shumë nxënës ndër vite.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]