Jump to content

Medalja e Artë e Pavarësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Medalja e Artë e Pavarësisë është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës.[1]

Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë medalje bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:

  • Kryetari i Kuvendit,
  • Kryetari i Qeverisë,
  • Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
  • Prokurori i Kosovës,
  • Ministri,
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
  • Kryetari i Kuvendit të Komunës,
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
  • Rektori i Universitetit.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Medalja e Artë e Pavarësisë; Amëza president-ksgov.net; qershor 2007