Xhemail Mustafa
Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 - vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së. U vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.[1]
Xhemail Mustafa | |
---|---|
U lind në | 23 gusht 1953 |
Vdiq | 23 nëntor 2000 |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | gazetar,publictist,shkrimtar |
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemail Mustafa lindi në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa diplomoi për gazetari në Universitetin e Prishtinës. Nga fundi i viteve 70-ta punoi në gazetën Rilindja si redaktor i kulturës dhe më pas në vitin 1992, punoi në Qendrën e Informimit të Kosovës (QIK) deri në fund të jetës se tij ku dha kontribut të jashtzhakonshëm.[2]
Kolegët e kujtojnë Mustafën si njeri me vlera të larta intelektuale dhe guximin e tij në vitet e luftës në Kosovë. Gjatë viteve të 90-ta ishte një nga anëtarët e parë të Lidhjës Demokratike të Kosovës, ndërsa, nga viti 1997 e deri ne vitin 2000 kur u vra, shërbeu si këshilltar i lartë politik i presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe zëdhënës për media. Xhemail Mustafa ishte i përndjekur politikisht nga UDBA që më vonë ky shërbim famëkeq u njohë me emrin BIA. Në vitin 1999 si gazetar kishte denoncuar pushtetin serb për krimet çnjerzore, ai morri pjesë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 duke marrë shumë vota. I shpëtoi luftës dhe përndjekjes policore dhe ushtarake dhe aktivitetet i vazhdoi duke u bërë edhe anëtar i kryesisë LDK-së ku u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të kësaj partie. Po ashtu Mustafa është i njohur edhe si autor në vitin 1999 botoi edhe veprën e tij me titull "Një lutje për Prishtinën".
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Derisa po hynte në banesën e tij ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona ku si pasojë e plagëve të marra vdiq në kliniken spitalore. Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij. Në rastin e vrasjes së tij u mbajt ditë zije.[3] Vrasja e Mustafës ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës dhe tronditi skenën politike e cila si shumë vrasje të pas luftës së Kosovës mbeti e pa zgjidhur. Kjo ishte vrasja e tretë e intelektualëve të shquar, shumica nga Lidhja Demokratike e Kosovës, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur. Në vitin 2014 familjarë të Xhemail Mustafes kërkuan me ngulm zbardhjen e rastit dhe zbardhjen e kësaj vepre.
Një shkollë fillore dhe një rrugë në Prishtinë e mbajnë emrin e tij.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.forumishqiptar.com/threads/27292-Xhemail-
- ^ http://www.forumishqiptar.com/threads/27292-Xhemail-Mustafa
- ^ http://www.yllpress.com/20773/dhjete-vjet-nga-vrasja-e-xhemajl-mustafes.html