Jump to content

Sali Çekaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sali Çeku)
Sali Çekaj
Busti i Heroit Sali Çekut para komunës së Deçanit
Pseudonimi/etVETERANI
Lindur më22 Qershor 1956
Broliq, Komuna e Deçanit, Kosovë
Vdekur më19 Prill 1999
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Në aleancë me
Vite shërbimi1991 – 1999
GradaKomandant
NjësiaBrigada 134
Brigada 138
Në komandëZona Operative e Dukagjinit, Kosovë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
Çmimet

Sali Çekaj (22 Qershor 195619 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën VETERANI ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar. Lindi më 22 qershor 1956 në fshatin BroliqKomunës së Deçanit dhe ra dëshmorë më 19 prill 1999Koshare të rajonit të Gjakovës, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në mbrojtje të kufirit Kosovë–Shqipëri. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares, në Betejën e Loxhës dhe në disa beteja të Luginës së Baranit si komandant i Brigadës 134. Që nga viti 1991 ai organizoi me sukses sulme guerile ndaj stacioneve policore serbe në shumë fshatra të Rrafshit të Dukagjinit. Sali Çekaj ishte komandanti i parë i dy grupeve të para ushtarake që kishin kryer stërvitje ushtarake midis viteve 1990 dhe 1991 në Shqipëri. Pjesë e atyre grupeve ishin edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Ai ishte gjithashtu një nga komandantët kryesorë të Betejës së Koshares dhe ishte kryehartuesi i gjithë planit të operacionit ushtarak të vijës luftarake në Betejën e Koshares. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Ai është nderuar edhe me "Flamurin e Kapitol Hill" si Heroi Kombëtar i Kosovës me miratimin e senatorëve amerikanë.

Sali Çekaj si udhëheqës i forcave të para ushtarake guerile të Dukagjinit me Adem Jasharin si udhëheqës të rajonit të Drenicës dhe Zahir Pajazitin udhëheqës të rajonit të Llapit, bashkëpunoi në sulmet guerile në stacionet policore serbe që nga viti 1991. Për shkak të veprimtarisë së tij paraushtarake ai kishte vështirësi të qëndronte në Kosovë dhe kërkohej nga policia serbe. Ai ishte jurist i diplomuar, ushtarak me karrierë dhe ishte avokati i parë në Kosovë që filloi zbatimin e “Kushtetutës së Kaçanikut” në institucionet e Kosovës në atë kohë.

Emri i Sali Çekut figuron në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë vitit 1990, Sali Çeku kontribuoi intensivisht në zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë ashtu edhe në Evropë.

Veprimtari politik, ushtarak, organizator i mobilizimit dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj rezulton të jetë një nga profilet më dimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Sali Çekaj ishte një figurë poliedrike, shumë dimensionale e cila ngërthen në vete të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund t'i gjeje të kompletuar te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë. Tek Sali Çeku i gjeje vetitë e burrërisë tipike shqiptare, trimërinë, bujarinë, besnikërinë, dashurinë ndaj atdheut, familjes dhe shokëve. Te Sali Çeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili dinte në mënyrën më unikate që të gjitha t'i fus në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e tij ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencorë adekuat.

Guri i varrit të heroit Sali Çekut në kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare

Jeta dhe Vepra Patriotike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktivitetin Patriotik Sali Çekaj e filloi në vitin 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në Komunën e Deçanit. Ai vihet në ballë të të gjitha kërkesave gjithëpopullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës.

Ai doli haptas në përkrahje të tyre në emër të të gjitha strukturave dhe udhëheqjes së Komunës së Deçanit. Ishte në ballë te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloi pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve aj arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani ai vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.

Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Çekajn e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Çekaj , Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjerë, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur. Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Çekaj u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Çekaj. E them këtë argument për të vërtetuar me fakte konkrete një të vërtetë shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove. Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Çekaj ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Çekaj , Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Gjdo veprimtari politiko-ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekaj. Sa do që elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketë figurë te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritet edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrire dhe përqafuar në tere hapësirën Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Dukagjin edhe me gjere Sali Çekaj lufta e hapur e gjene në majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çekaj se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi në Dukagjin. Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerë shtrinë ketë organizim në shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza në tropoj për shpërndamjen e armatimit, via e funizimit përmes vokshit që komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza në shkollën e viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar që Rrustem Bruqi me shoke i sollen nga Kosova në Shqipëri me te cilët u formuan këto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punës se Sali Qekut me shok. Pas futjes se njësive operative në Kosove nen komandën te Tahir Zemaj Saili Çekaj pati rol kyqe në komandën e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa bedeja si ajo e Llukës dhe ajo e Loxhës në te cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashkideatori me i ngushtë i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse në mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit një marrëveshje në Oslo, SHPUQK kurrë nuk e respektoj atë. Aj në vazhdimësi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze në teren. Ata arritën deri në aktin me te shëmtuar te histories duke bere atë në kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranë ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritet si në luftën e dyte botërore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologët bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionaliste Shqiptare në te dy anët e kufirit e cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Në Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrëveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin në krye te ushtries se Kosovës një bire te familjes nacionaliste, një nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.

Prandaj duhet përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mëdha që nesër rruga drejt pushtetit te jetë pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe përfundoj me Isuf Haklin. Këtu ngjarjet morën tatepjeten, Sali Çekaj i përjetoj shum rënd, ati ja gjymtuan pjesët kryesore te trupit dhe kështu i plagosur shum rend vazhdoj rrugën drejt Kosharës i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologët dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Kosovë-Shqipëri deri në rënjen e tyre heroike në fushën e nderit te cilët ranë për te mos vdekur kurrë edhe kështu u bene gurthemel i fort i përmotshëm i Shtetit të Pavarur të Kosovës.