Agim Hajrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agim Hajrizi
Agim Hajrizi, Mitrovica
U lind në20 shkurt 1961
Vdiq25 mars 1999
KombësiaShqiptar
TitulliKryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)


Agim Hajrizi (1961-1999) u lind me 20 shkurt 1961 dhe vdiq me 25 Mars 1999 në Mitrovicë. Ishte kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Jeta dhe vepra atdhetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Agimi u lind me 20 shkurt 1961 në Mitrovicë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje ndërsa studimet në universitetin e Prishtinës.

Qenja e tij është e etur për çlirim kombëtar, qëllim paqësor është ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Ne Lëvizjen studentore 1981 Agimi është një ndër të parët që u vu në ballë të kolonës. Kur armiku mbyllte çdo derë të Institucioneve në Kosovë Agimi me shokë gjenin hapësirë të hapin dyer të reja për institucione të pavarura në Kosovë.

Agimi është përkrahës i parë Rezistencës Minatore, themelues SP Akumulatoreve.


Anëtar i këshillit nismëtar të BSPK-ës, Kryetar Dege i SPMK-ës u dallua në çdo lëmi të jetës plyrale në Kosovë, është faktor Uniteti bashkpunimi. Kontributi i tij është shumë i madh në lëvizjen për Pajtimin Gjaqeve.

Në kohën  kur shumë familjeve ju kërcnohej urij, Agimi vendoset në ballë i cili zgjedhet Kryetar i Këshillit të Solidaritetit në Mitrovicë.

Në kohen kur mendohej se duhet të institucionalizohet jeta në Kosovë, Mitrovica veç kishte formuar Qeverinë lokale plyrale në të cilin prap Agimi me Koncensus nga të gjitha subjetet zgjedhet Kryetar i parë.

Dhe në fund Kryetar i Kuvendit të BSPK-ës. Deri në vdekjen e tij ishte kryetarë i Kuvendit të BSPK-së të Republikës së Kosovës, dhe njiherit edhe kryetarë i Qeveris së Përkohshme të Koalicionit të Mitrovicës. 

E kishte pranuar detyrën e Kryetarit të Qeveris së Përkohëshme të Koalicionit në Mitrovicë me shprese e optimizëm tepër të madh – të viheshin themelet e sistemit demokratik të kësaj pjese të Kosovës martire. Formimi i kësaj Qeverije për kohën ishte një punë Lapidare e sidomos për udhëheqjen e asaj kërkohej një invencion dhe sakrifice e madhe.

Punët më kapitale që janë bërë nga Qeveria e udhëhequr prej Zotri Agim Hajrizit kanë qenë:

  • pengimi i shpërnguljes në masë të popullatës për në shtetet perendimore, përmes bisedave që mbaheshin ne takimet e hapura e publike;
  • organizimi financiar për përkrahjen e ndihmave materiale për njerëzit me ekzistenc të rrezikuar;
  • organizimi institucional i arsimit në të gjitha segmentet, e sidomos i mësimit në shkollat – shtëpi;
  • organizimi i shëndetësisë me ambulance popullore dhe me ekipe vullnetare mjekësh në terren;
  • organizimi i jetës kulturore me programe të pasura në përvjetoret e rëndësishme historike;
  • organizimi i protestave dhe aktiviteteve të tjera publike kundër dhunës së okupatorit,etj.

Me 25 Mars 1999 në ora 00:30, në shtëpinë e vet barbarët e egzekutojnë së bashku me të birin Ilirin 11 vjecar dhe Nënën Naszmie. 

Pllaka Përkujtimore te Shtëpia e Agim Hajrizit, Mitrovicë.

Thënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk ka më të vlefshme se Liria e Njeriut, por për të duhesh të Luftofsh.
— Agim Hajrizi
Të mëndosh për Vdekjen domethon të mëndosh për Lirin, kush mësohet të Vdesë, ai qmëshohet për të qenë sklav
— Agim Hajrizi
Vetëm të Bashkuar arrihet fitorja.
— Agim Hajrizi

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]