Jump to content

Mehmet Behluli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mehmet Behluli, i lindur në vitin 1962 në Gjilan, Kosovë, është një artist, kurator dhe ligjërues akademik, kosovar. Jeton dhe punon në Prishtinë (Kosovë).

Ka diplomuar në vitin 1987 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1991 ka kryer studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë. Prej vitit 1995 ligjëron në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, lëndën: Teoria e Hapësirës, ​​kurse nga viti 2013 ligjëron lëndën Arti Konceptual ku aktualisht është dhe prodekan për arte vizuale.[1] [2] Gjatë vitit 2000, ai kaloi katër muaj në qytetin gjerman Düren, si pjesë e programit të artit të Fondacionit Heinrich Böll. Në 20 vitet e fundit, Mehmet Behluli ka ekspozuar vazhdimisht punimet e tij në galeri vendase dhe ndërkombëtare.[2]

Në veprat e tij të hershme të artit ai u përqëndrua në imazhet abstrakte bardh e zi. [3]

Kompozicionet e Behlulit ndërtohen nga simbolet më elementare të sigurisë (shtëpia), të bukurisë (lulet), të jetës dhe haresë (dielli), të dijeve (librat) etj., por që ai i paraqet të rrezikuara ose të gëlltitura nga fuqitë e errëta. Në ciklet e mëhershme Behluli i qullte simbolet e vitalitetit dhe të haresë me njollat e bitumenit, për të rrëfyer fatet e katranosura nga represioni shtetëror dhe luftërat.[3]

Ekspozitat individuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

S'ka si shpija/No place like home

Kuruar nga Lulzim Zeqiri, Shkurt 2017.

Në këtë ekspozitë ai prezanton edhe disa piktura nga ciklet e viteve të ’90-ta që përndryshe gati në tërësi janë asgjësuar nga zjarri që ua kishin vënë forcat serbe shtëpisë dhe studios së tij gjatë luftës, në pranverë të vitit 1999. Në këtë ekspozitë retrospektive mbi veprimtarinë çerekshekullore, Behluli paraqitet me piktura, instalime, video dhe fotografi dokumentuese të intervenimeve hapësinore.[3]


O VENDI IM ||.../OH MY LAND ||...

Galeria Zeta – Tiranë, Shqipëri

22.05.2012 - 12.06.2012

Cikli i ri i Mehmet Behlulit, "O vendi im..." paraqet nje vazhdimesi te vrojtimeve te tija ironike dhe shpotitese pamore mbi realitetin.[4]


O VENDI IM.../OH MY LAND...

Hapësira Manipuluese TETRIS - Prishtinë, Kosovë

2010


La Vita e Bella

Heinrich Böll-Haus - Langenbroich Gjermani

2010


Peshkatari, Vogeli, Kopshti im dhe një Ushtar

Galeria Lutz Rohs, Düren Gjermani

2000


Shtëpia në fund të qytetit

Galeria Hani i 2 Robertëve - Prishtinë, Kosovë

1997


Fabulabalcanica

Galeria Dodona - Prishtinë, Kosovë

1997

Ekspozita në grup [5]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Devenirs (Becomings). Arti bashkëkohor në Evropën Juglindore

Galeria Kombëtare – Tiranë, Shqipëri

15.08.2002 – 13.09.2002


Onufri

Galeria Kombëtare – Tiranë, Shqipëri

1998


Përtej/Beyond

Qendra për Dekontaminim Kulturor – Beograd, Republika Federale e Jugosllavisë

1997


Back and Forth – Cetinjski Bijenale / Bienalja e Cetinjes, nr. 3

Cetinje, Republika Federale e Jugosllavisë

20.09.1997 – 11.02.1997

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmet BehluliGalerinë Kombëtare të Kosovës

  1. ^ "Universiteti i Prishtinës". staff.uni-pr.edu. Marrë më 2022-05-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Behance. "To Sarajevo with love - Bosnia - 2015". Behance (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
  3. ^ a b c "Mehmet Behluli / S'ka si shpija". Galeria kombëtare (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
  4. ^ Behance. "O vendi im - Tirana - 2012". Behance (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.
  5. ^ "Mehmet BEHLULI (1962) - Biography, life, background and work by Artprice". Artprice.com (në anglisht). Marrë më 2022-05-14.