Jump to content

Meimonidi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Meimonidi

Meimonidi (1135 - 1204) i njohur edhe si Moshe ben Meimon apo edhe si Musa ben Meimon ishte një filozof, matematicient, astronom, mjek dhe teolog mesjetar hebre nga Spanja e kohës së maurëve.[1][2][3]

Meimonidi u lind në vitin 1135 në qytetin e Kordovës në fund të së ashtuquajturës "Koha e Artë Arabo-Hebraike në Gadishullin Iberik". Mësimet e para i morri në vendlindje duke u bërë njohës i mirë i filozofisë greke, arabo-islame dhe para së gjithash i filozofisë hebreje. Për shkak të përndjekjeve detyrohet që të largohet në Maroko dhe më vonë në Egjipt. Në kryeqytetin Kajro u bë ligjërues i filozofisë, medicinës dhe teologjisë dhe u caktua edhe si mjek personal i Sulltan Saladinit. Gjatë kësaj periudhe ai hartoi një tekst të ngjajshëm me "Betimin e Hipokratit", "Lutja e një mjeku të shek. XII" si dhe një varg veprash të tjera me karakter filozofik, astronomik, mjeksor, teologjik, etj.

  1. ^ "A Biographical and Historiographical Critique of Moses Maimonides". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015. Marrë më 21 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ S. R. Simon (1999). "Moses Maimonides: medieval physician and scholar". Arch Intern Med. 159 (16): 1841–5. PMID 10493314. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Athar Yawar Email Address (2008). "Maimonides's medicine". The Lancet. 371 (9615): 804. doi:10.1016/S0140-6736(08)60365-7. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)