Mero Baze
Mero Baze është gazetar shqiptar. Ai i përket brezit të parë të gazetarëve të pluralizmit në Shqipëri që nis pas vitit 1990, kur ka përfunduar dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega inxhinieri. Gjatë viteve të studimit ka qenë pjesë e redaksisë së gazetës Studenti. Deri në vitin 1992 ka punuar si gazetar dhe bashkëpuntorë në gazetat e para të shtypit pluralist.
Në maj të vitit 1992, pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, emërohet Drejtor i Lajmeve në ATSH,(Agjensia telegrafike Shqiptare) ku qëndroi deri në dhjetor të vitit 1993.
Prej janarit të vitit 1993 ai ishte zgjedhur ndërkohë Kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në vitin 1994
Prej fundit të vitit 1993 ai kishte filluar punë si komentator politik pranë gazetës Rilindja, gazetë e Kosovës që botohej në Tiranë. Në fillim të vitit 1995 fillon punë si reporter i radios amerikane Zëri i Amerikës në Tiranë. Intervista në burg me ish liderin e Partisë Socialiste Fatos Nano dhe raportimet direkte nga trazirat në qytetin e Vlorës në vitin 1997 kanë qenë shumë popullore.
Në korrik të vitit 1997 u largua nga Zëri i Amerikës pasi kishte themeluar qysh në muajin prill një agjensi private lajmesh të quajtur “Enter”. Agjensia pati sukses për shkak të ngjarjeve të vitit 1997. Ajo pati një faqe në internet dhe një shërbim anglisht. Në atë kohë ai botoi dhe librin publicistik “Realitete shqiptaro amerikane”, një pasqyrë e raporteve delikate të qeverisë së presidentit Sali Berisha me administratën amerikane, që çuan në përkeqësimin e gjendjes në Shqipëri deri në dorëheqjen e Presidentit Sali Berisha.
Në janar të vitit 1999 filloi punë si gazetar i radios Evropa e Lirë nga Tirana, kryesisht për çështje që lidheshin me Kosovën. Shkoi në Konferencën e Rambujes. Ai botoi në atë kohë një libër mbi ndikimin e Shqipërisë në luftën e Kosovës me titull “Shqipëria dhe Lufta në Kosovë” dhe pas një tjetër libër me titull “Rambuje, Mosmarrëveshjet për paqe”.
Në korrik të vitit 1999 themelon gazetën Tema. Fillimisht gazeta ishte javore dhe në shtator të vitit 2000 nisi si gazetë e përditëshme. Deri në vitin 2007 gazeta Tema ishte një gazetë që kritikonte ashpër, Partinë Socialiste, që arriti kulmin me botimin e fotografive të Edi Ramës lakuriq.
Pas vitit 2007, edhe pse Baze ka qenë njohur si i pozicionuar kundër së majtës, ai u bë mjaft kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Pas tragjedisë së Gërdecit më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona, Baze u bë përsëri zëri më kritik në gazetarinë shqiptare, kundër qeverisë. Rubrika satirike e gazetës TemA e quajtur "Antena" ka bërë që kritikët e tij ti konsiderojnë shkrimet e Bazes si denigrues e fyes dhe janë dhe shpesh të pabazuar në fakte. Vetë Baze deklaron se rubrika nuk është pasqyrim i ngjarjeve reale por një satirë e prapaskenave politike të Shqipërisë pas tranzicionit.[1]
Në mars të vitit 2008 ai botoi librin tjetër publicistik “Përballja me antiopozitarizmin”, një analizë e hollësishme e kulturës politike antiopozitare në Shqipëri, gjatë viteve 1997-2002. Në shtator të vitit 2008 ai nisi një emision ditor në televizionin Vizion Plus me titullin “Faktor Plus”.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kthim grek : publicistikë - 1995
- Realitete shqiptaro-amerikane : publicistikë - 1997
- Shqipëria dhe lufta ne Kosovë - 1998
- Përballja me antiopozitarizmin - 2008
- Viti '97. Prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin - 2010
- Jug : poezi - 2014
- Republika e parë : dëshmi - 2022
- Shi me baltë : poezi - 2024
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 17 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)