Jump to content

Meropi Prifti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Meropi Prifti ishte agronome, bashkëpunëtore e vjetër shkencore. Lindi në Poliçan në vitin 1935 në Gjirokastrës. Kreu gjimnazin në Gjirokastër dhe ndoqi studimet e larta ku u diplomua në Institutin e Lartë Bujqësor (1957). Në vitin 1957–1972 ka punuar në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë. Në vitin 1972–1990 punoi në Institutin e Perimeve dhe Patateve në Tiranë. Ka kryer disa studime në fushën e entomologjisë e fitopatologjisë.[1]

Prifti është autore e teksteve “Mbrojtja e bimëve” (1988), “Entomologjia bujqësore” (1988) dhe e librave “Këpushat dëmtuese të bimëve” (1981), “Organizimi i mbrojtjes së bimëve primare” (1983), “Disa sëmundje kërpudhore të specit” (1984); ka botuar një numër artikujsh në shtypin shkencor.[2]

  1. ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "BKSH katalogu online". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2021. Marrë më 5 prill 2021.