Miço Kallamata
Miço Kallamata (Fier, 27 tetor 1922 - Tiranë, 17 janar 2006) ka qenë veprimtar i LANÇ-it, partizan dhe komisar i Brigadës XVIII-të Sulmuese dhe pas lufte për një periudhë të shkurtër qëndroi ushtarak. Më pas pati pozita administrative dhe është autor i disa skicave, novelave satirike, vepra më e njohur e tij është Asnjanësia e zotit Lulo.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ende 23 vjeç mbante gradën major dhe gjashtë dekoratat më të larta të akorduara nga Ushtria Shqiptare: Urdhëri i “Flamurit”, Urdhëri “Ylli Partizan”, Urdhëri i “Trimërisë”, Medalja e “Trimërisë”, Medalja e “Çlirimit”, Medalja e “Kujtimit”.
Më 9 janar 2010 u nderua me titullin "Qytetar Nderi" nga Bashkia Fier, dhe një rrugë në qytetin e vendlindjes mban emrin e tij.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selimi, Milena (9 janar 2010). "Shkrimtari Miço Kallamata shpallet qytetar nderi në Fier". lajme.gen.al. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2022. Marrë më 3 janar 2021.