Shko te përmbajtja

Mijailo Mijailoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Mijailo Mijailović)
Fotoja e Mijailloviqit në vendin ku u bë vrasja

Mijaillo Mijailloviq (Serbisht: Мијаило Мијаиловић ; lindi më 6 dhjetor 1978) është vrasësi i cili e vrau ministren e punëve të jashtme Anna Lindh i cili e goditi me thikë më 10 shtator 2003 në Stokholm. Anna vdiq pasi mjekët nuk patën sukses t'ia shpëtonin jetën.

Mijaillo lindi më 6 dhjetor 1978 në Stokholm, Suedi. Prindërit e tij imigruan në Suedi në fund të viteve 1960. Kur ai ishte 6 vjeçar, ai u dërgua që të jetonte me gjyshërit e tij në Serbi. Ai u kthye në Suedi kur filloi lufta në Jugosllavi. Në vitin 1997, kur Mijaillo ishte 18 vjeç, ai e goditi babain e tij me thikë. Babai i tij ishte alkoholist dhe ai shpesh e sulmonte gruan dhe fëmijët e tij. Në prill të vitit 1999, ai e kërcënoi një vajzë dhe nënën e tij.

Në pasditen e 10 shtatorit të vitit 2003, ministrja e punëve të jashtme Anna Lindh ishte duke blerë dhe më vonë u sulmua me thikë. Ajo u sulmua në gjoks, stomak dhe krahët e saja. Ajo shpejt u dërgua në spital, por vdiq më 11 shtator në mëngjes. Mijaillo u largua nga vendi ku e sulmoi ministren, por u arrestua dy javë pas vrasjes me ndihmën e fotove që e patën dyqani. Gazeta suedeze ka thënë se Mijaillo u lirua nga spitali i psikiatrisë pesë ditë para vrasjes së ministres.

Më 6 janar 2004, Mijaillo i ka thënë gjykatës se e ka qëlluar ministren, por nuk ka dashur ta vrasë. Ai poashtu ka thënë: "Nuk jam i interesuar në politikë". Ai ka thënë: "Duhet të ishte dikush tjetër dhe jo Anna, unë nuk kam asgjë personale ndaj Anna Lindh".[1]

Mijaillo ishte qytetar i Serbisë dhe Malit të Zi dhe Suedisë. Pas krimit që ka bërë Mijaillo, ai nuk ka mundur ta marrë shtetësinë suedeze.

  1. "Anna Lindh killer blames 'voices'". BBC News. 14 janar 2004. Marrë më 26 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)