Mikrorobotika
Mikrorobotika (ose edhe mikrobotika) është fusha e zvoglimit të pajisjeve robotike, në veçanti robotët e lëvizshëm me përmasa më të vogla se 1mm. Emërtimi mund të përdoret edhe për robotë të aftë në përdorimin e përbërësve me masa mikrometrike. Parashtesa "mikro" është perdorur ne kuptimin 'i vogel', duke standartizuar shkallen e gjatesise për te shmangur peshtjellimet dhe keqkuptimet. Keshtu nje nanorobot do te kishte permasat 1 ose nen 1 mikrometer, ose te perdorte perberesa ne kufijte e permasave 1 deri 1000 nm. Nje mikrorobot do te kishte permasa me te vogla se nje milimeter, nje milirobot do te kishte permasa me te vogla se 1 cm, nje minirobot do te kishte madhesi me te vogel se 10 cm, dhe nje robot i vogel do te kishte madhesi me te vogel se 100 cm.
Kerkimet e para dhe skicimi konceptual i roboteve te vegjel hyri ne perdorim ne fillim te viteve 1970 ne (asokohe) kerkime te klasifikuara për agjencite e zbulimit te SHBA-se.
Koncepti për te ndertuar robote shume te vegjel, dhe për te perfituar nga perparimet e fundit ne sistemet mikro-elektro-mekanike (SMEM) u botua ne faqen paresore: Anita M. Flynn, “Gnat Robots - robotët mizë (dhe Si do ta ndryshojne ato robotikën)".
Për shkak te masses se tyre te vogel, mikrorobotet janë shume te lire ne treg, dhe mund te perdoren ne sasi te medhaja për te kerkuar mjedise qe janë tepër te vogjel ose tepër te rrezikshme për njeriun ose për robotet me te medhenj. Pritet qe mikrorobotet do te jene te dobishem ne zbatime te tilla si kerkimi për te mbijetuarit ne ndertesa te shembura pas nje termeti, ose zvarritjes ne aparatin tretes.
Mikrorobotet u linden fale shfaqjes se mikrokontrollorit ne vitet 1990, dhe shfaqjes se sistemeve mekanike miniaturike te silikonit ; megjithse shume mikrorobote nuk perdorin silikon për perberesit mekanike por ndijues (sensore).
Nje nder sfidat me te medhaja ne zhvillimin e nje mikroboti është venia ne levizje e tij duke perdorur nje fuqi rezerve shume te kufizuar. Mikrobotet mund te perdorin nje burim baterie shume te lehte si nje pilë ose te thithin fuqi nga mjedisi perreth ne formen e dridhjeve ose te energjise se drites.
Sot, kryesisht ne saje te lidhjeve te patelta, si Wi-Fi (p.sh. rrjetet shtepiake robotike) aftesia e nderlidhjes se mikroboteve është rritur, saqe mund te bashkepunojne me mikrorobete te tjere për te kryer detyra me te nderlikuara.