Minuku lozanjar
Minuku lozanjar është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 20 maj të vitit 1991 duke pasuar edhe 158 ri interpretime dhe duke arritur një shifër prej 39419 shikuesish.
Shfaqja u bë sipas poezive të Samjuel Jakovleviq Marshakut, dramatizimi dhe regjia u bë nga Melehate Qena kurse interpretuan dhe animuan aktorët: Roza Berisha, Violeta Ajazi, Valdet Rama, Faik Gashi, Avni Hoti dhe Vjollca Kastrati (Në disa ri interpretua të kësja shfaqje kan luajtur edhe Esat Ferizi dhe Xhejlane Godanci).
Pjesa tjetër e stafit realizues ishte:
- Skenografia: Agim Rudi.
- Kukullat: Samka Ferri.
- Koreografia: Abdurrahman Nikshiqi.
- Muzika: Naim Krasniqi.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Për të realizuar këtë lojë kukullash me shumë muzikë, këngë e vallëzim, regjisorja e sprovuar e këtij teatri, Melihate Qena, mori vargjet e shkrimtarit rus Samuil Jakovleviq- Marshak. Shfaqja e saj pati sukses, fëmijët e vegjël, të cilen e mbushën përplot sallën e madhe të Teatrit Popullor të Prishtinës, e ndoqën të entuziasmuar. duke duartrokitur me takt në çdo këngë e lojë spirituoze të kukullave" (Hajro Ulqinaku, U dha premiera "Minuk u Lozanjar", Bujku, 23 maj, 1991).
"Me rastin e shfaqjes së kukullave "Minuku lozanjar", nga teatri i të rinjëve, fëmijëve dhe i kukullave të Prishtinës, ndiejmë kënaqësi të veçantë për t`i përshkruar ndjenjat tona të dlira fëmijërore për këtë lojë të pëlqyer. Është hera e parë që në mesin tonë vjen një teatër i tillë. E dimë se sa vështirë është të pregatitet një shfaqje e tillë, sidomos në këto kushte të vështira. Në këtë lojë të bukur kukullash shihet se sa mund është derdhur për të arritur atë që në art quhet e bukur". (Nxënësit e Sh. F. "Lidhja e Prizrenit"- Zhur, Bujku, 30. 6. 1992).