Misioni i RSH Eurofor "Chad-RCA"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Angazhimi i Forcës së Bashkuar në misionin paqeruajtës të EUFOR-it “Chad-RCA” në N’Djamena të Çadit, filloi më 17 korrik 2008 me dërgimin e kontingjentit të parë paqeruajtës të përbëre nga 62 ushtarakë të Regjimentit Komando, bazuar në Rezolutën 1778 te Këshillit të Sigurimit dhe Ligjin Nr. 9968, date 24.07.2008 “Për miratimin e Aktit - Normativ nr. 6 datë, 16.07.2008 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak, të Bashkimit Evropian, për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore (Operacioni EUFOR TCHAD/RCA)”. Kontingjentet ndërrohen me sistem rotacioni 6-mujor. Aktualisht në N’Djamena vepron kontingjenti i parë. Kontingjentet shqiptare në këtë mision veprojnë nën autoritetin e komandimit të Komandantit të Operacionit të BE-së në Çad duke bashkëvepruar me trupat franceze pjesëmarrëse në këtë mision. Misioni i kontingjentit është kryerjen e operacioneve siguruese dhe stabilizuese ne rajonin e vendosjes se Shtabit të Përgjithshëm në N’Djamena. Detyrat e kontingjentit janë : sigurimi i Shtabit të Përgjithshëm (niveli i dyte), kryerje patrullimesh në qytet me mjete dhe në këmbe, kontroll trafiku në kryqëzimet kryesore, etj. Kontributi i Forcës së Bashkuar në misionin N’Djamena të Çadit është me 62 ushtarakë.