Misionin amerikan ne Shqiperi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Libër i cili hedh drite mbi "Misionin amerikan në Shqipëri", nis me te parin oficer amerikan te shërbimit sekret te OSS-it. Emri i koduar ishte Tank, i njohur si major S. S. Kendell, ishte Dejl Mekadu, ishte ai që udhëhoqi te parin mision sekret amerikan në Shqipëri, me 18 nëntor 1943.
Një histori e bazuar në dokumente që mbajnë vulat e arkivave amerikane, por edhe dëshmi te rralla te atyre personazheve që janë në libër e që kane mbetur ende në jete. Autorit i është dashur te shkele në te gjitha ato thepa, qytete, shpella, brigje në te cilat me se gjysme shekulli shkuar te rekrutuarit e OSS-it ja bëhen në Shqipëri.
Ajo që theksohet që në fillim, në parathënien e shkruar nga autori Lucas : "Kjo është një histori e pa rrëfyer me pare e operacioneve sekrete te OSS-it (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) amerikan në Shqipëri gjate Luftës se Dyte Botërore, si edhe Shtetet e Bashkuara, krahas anglezeve ndihmuan komunistet te mundnin nazistet dhe te merrnin pushtetin në vend. Shumecka prej atyre që kane ndodhur janë te shkruara e zeza mbi te bardhe në mijëra flete dokumentesh, që gjenden në arkivat amerikane. Por, sikundër thekson edhe autori, i cili ka hulumtuar për te zbardhur sadopak prej atyre që kane ndodhur. Lucas shkruan : "Pak dihet për këto ngjarje në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara. Te dhënat e OSS-it, që me vone u shndërrua në CIA, nuk u bene publike deri në vitin 1975". Pas ishte pikërisht ky viti që shënoi edhe fillimin e rikthimit te tyre në Arkivat Kombëtare dhe regjistrimin e fakteve.
Ja, është "Bota Shqiptare" që sjell te parin libër që zbardh operacionet e OSS-it në Shqipëri. Dhe Peter Lucas, ishte i pari gazetar amerikan, që pas vdekjes se Enver Hoxhës, në vitin 1986, vizitoi Shqipërinë. Ja c'na rrëfen Lucas në librin e tij: "Një raport i OSS-it për luftimet e asaj kohe e përshkruante kështu aktivitetin partizan: Gjate nënte muajve te pare te vitit 1943, partizanet ishin tepër aktive kundër Boshtit, ku bënin pjesë divizionet italiane dhe me vone dhe dy misione gjermane, duke sulmuar karvanët e tyre, çlironin zona te caktuara dhe vunë nen kontroll disa qytete te vogla..."
Jo pak aty flitet për Tom Stefanin, kolonelin rekrut te OSS-it, i lindur nga prindër emigrante shqiptare, i formuar tërësisht në Amerike, njëri fare i afërt me Enver Hoxhën gjate luftës, madje edhe i ftuar nderi në disa kongrese te rëndësishme. Thuhet se një nga punët e para te kolonel Stefanit ka qene ndihma për rekrutimin e emigranteve shqiptare për OSS-in.
Për Lucas, shkelja e Shqipërisë në vitin 1986 ishte vetëm fillimi. Ishin dëshmitë ato që kërkonte për te mbërritur me pas te ky libër. Ndaj, edhe sikundër rrëfen vete autori : "Kam intervistuar partizane te moshuar, që kishin luftuar me Hoxhën. Vizitova fshatra si Dukat, Dhermi, Kuc e Himarë. Kam udhëtuar në Veri nga Shkodra në Theth. Karaburunin e kam rrokur nga kodra e nga deti. Kam qene në shpellën e njohur si Seavie përgjatë bregdetit që kontrollohej nga OSS-i, te cilën ai e kishte baze te sigurt". E si për t'i vene vulën këtij udhëtimi cep me cep te Shqipërisë, ai thekson: "Kam udhëtuar hipur mbi gomar neper malet e Shqipërisë jugore, ku Enver Hoxha kishte vendosur shtabin e tij".
E gjithçka për te pasur me shume dëshmi dhe një panorame me te plote nga sa shkruhej në raportet sekrete te OSS-it, që mbërrinin kryesisht nga Bari. Dhe ja se çfarë shkruhej në njërin prej tyre. "Në një raport sekret te një agjenti, flitej për minimin e plazhit te Durrësit, ku gjermanet mendonin se do te zbarkonin forcat e Aleateve. Aty shkruhej : "Flitet se 25 mije mina janë vendosur në ketë zone. Janë ngritur edhe gardhe me tela me gjemba dhe është e ndaluar për cilindo te hyje në te".
Miqësia e Enverit me Tom Stefanin
Në librin "Misioni amerikan në Shqipëri" shkruhet: "Për Hoxhën, miqësia ishte e mire. Por armët ishin me te mira... Kjo miqësi u shfaq hapur kur Hoxha e ftoi Stefanin te merrte pjesë në konferencën 4-ditore te Përmetit. Fulci u gëzua shume nga ftesa. Ai e këshilloi Stefanin te krijonte "marrëdhënie te ngushta me djemtë vendore (partizanet)". Në një tjetër pasazh shkruhet : "Hoxha mbetej i bindur se anglezet ishin te vendosur te pengonin ngjitjen e partizaneve komuniste në pushtet dhe kjo vinte ngaqë anglezet vazhdonin te këshilloheshin me pro-zogistin Abaz Kupi dhe grupe te tjera nacionaliste. Anglezet mbeten te palëkundur në mendimin : "Kushdo tjetër, përveç Hoxhës" dhe pse ishin partizanet e Hoxhës i vetmi grup i organizuar që luftonte kundër gjermaneve". Ndërkohe që lufta vazhdonte, te rekrutuarit e OSS-it bënin punën e tyre. Qëndronin pranë atyre që luftonin, dhe në çdo kohe që ishte e mundur dhe e duhur raportonin me detajet me te imta, gjithçka ndodhte, çdo lëvizje dhe se çfarë pritej te ndodhte në ditët në vijim.
Mehmet Shehu dhe Lufta e Tiranes
"Gjeneral Mehmet Shehu priti me kënaqësi urdhrin për çlirimin e Tiranes. Urdhri erdhi nga Enver Hoxha në Berat për Mehmet Shehun për shtabin e Divizionit te pare partizan... Shehu e kishte përgatitur Divizionin e tij te Pare partizan ashtu si ai dinte, duke pasur parasysh edhe rrethanat. Shpesh kishin pak për te ngrëne. Here pas here flinin edhe përjashta, sido që te ishin kushtet e motit. Ata nuk ngjanin si një ushtri e mirëfillte, duke pasur parasysh mungesat në veshje dhe armët gjithfarëshe që mbanin prej lloj-lloj ushtrish". "...Tashme Shehu ishte jashtë portave te Tiranes, duke përgatitur planin e sulmit, ndërkohe që Hoxha, udhëheqësi i tij, ishte nja 160 km larg në Berat, duke diskutuar për paradën e fitores. Edhe nëse Shehu kishte ndonjë armiqësi ndaj Hoxhës, nuk e shfaqi atë. Ndoshta donte që kështu te mbetej". Vijon : "OSS-i ishte shume dakord me llogaritjen e Shehut për 2 mije gjermanet e vrare në Luftën e Tiranes. Megjithatë, raporti i OSS-it thotë se disa prej këtyre gjermaneve te vdekur ishin robër te plagosur që u vranë nga partizanet".