Modulimi me kode pulsi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa PCM të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Mostrimi dhe kuantizimi i sinjalit (në te kuqe) për PCM 4-bitëshe

PCM është nje metodë që mundëson "dixhitalizimin" e sinjalit analog, si teknikë ajo u zbulua nga Alec Reeves në vitin 1937. Paraqet formë standarde për digjitalizimin e audio sinjalit[1]kompjuterë,kompakt disqe, DVD, Blue-ray Disk, CD, etj. Gjithashtu si teknikë e tillë ka përdorim të gjerë në sistemin digjital telefonik. PCM pra paraqet kalimin e sinjalit analog në atë digjital me ç'rast sinjali analog mostrohet në mënyrë uniforme duke respektuar kriterin e Najkuistit për samplimin e sinjalit, e më pastaj sinjali i mostruar në këtë mënyrë "kuantizohet" përderisa procesi përfundimtar paraqet "kodimin" .

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në historinë e komunikimit elektrik njihet telegrafi (TDM-Multipleksimi në kohë) që mundësoi përcjelljen e sinjalit qysh në vitin e hershëm 1853 nga zbuluesi amerikan Moses G. Farmer. Më pastaj në vitin 1903 inxhinieri i elektroteknikës W. M. Miner përdori komutatorin për multipleksimin e sinjalit 'telegrafik' që gjithashtu u përdor në telefoni.

Transmetimi i parë i zërit me teknikën digjitale ishte SIGSALY vocoder encryption që u përdor në nivele të larta të komunikimit në mes të aleatëve përgjatë luftës së dytë botërore, përderisa vazhduesi i përdorimit të kësaj teknike Ferranti Canada në vitin 1949 ndërtoi radio sistemin PCM që ishte në gjendje të transmetojë të dhëna në distanca të largëta.

Modulimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si hap i parë i procesit të digjitalizimit të sinjalit është procesi i diskretizimit të sinjalit analog në kohe, që njihet si proces i mostrimit, me ç'rast sinjalit analog në intervale të caktuara i merren vlerat e sinjalit. Por duhet pasur parasysh respektimin e kriterit të Najkuistit që është parakusht i mundësisë së rikthimit të sinjalit të informatës në marrës. Më pastaj për arsye të reduktimit të numrit të simboleve kryhet edhe procesi i kuantizimit që mundëson kufizimin e amplitudave të sinjalit të mostruar. Pas procesi të kuantizimit kryhet edhe procedura përfundimtare që njihet si kodim, ku secilit nivel të kuantizimit i shoqërohet një varg i pulseve drejtkëndëshe me kohëzgjatje të caktuar ku çdo puls i tille njihet si bit[2].

Demodulimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Procedura e tille paraqet funksionin inverz të modulimit ku në marres sinjali duhet të rikthehet në formën themelore. Si mënyrë e realzimit të rikuperimit të sinjalit të informatës në hyrje të marrësit kemi dekoderin që arrijnë detektimin e vlerës së sinjalit, më pastaj me një filtër të frekuencave të ulëta arrihet që të rikthehet sinjali i informates[3]. Por duhet pasur parasysh që të respektohet kriteri i Najkuistit për mostrim që është si parakusht në mënyrë që sinjalin e moduluar të mund ta rikthejmë në formën themelore.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Linear Pulse Code Modulated Audio (LPCM)" The Library of Congress
  2. ^ COMMUNICATION SYSTEMS[A. Bruce Carlson-Paul B. Crilly-Janet C. Rutledge]
  3. ^ TELEKOMUNIKACIONET "Ligjerata tw autorizuara" Enver Hamiti