Jump to content

Mongolët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mogolët)
Veshje tradicionale mongole

Mongolët kanë qënë njerëz nomade (endacake) ata bridhnin neper fushat e Azisë Qendrore. Mongolet jetonin në çadra të quajtura jurta. Ata ishin përherë në levizje në kërkim të kullotave për ushqim për bagëtitë në luftë. Në vitin 1180 një djalë i ri luftëtarë me emrin Temyxhin, filloi t'u printe sulmeve të guximshëm mongole kundër fiseve të tjera. Mongolet ishin mizore dhe gjakatare. Ai mundi të ngrinte një ushtri të fuqishme dhe dalëngadalë, të gjitha fiset e tjera i vuri nën kontrollin e tij. Në vitin 1206 fiset mongole e emëruan atë si Xhengiz Han (sundimtarë i madh). Të udhëhequr nga Xhengiz Hani, mongolet pushtuan Kinën veriore me pas u shtrinë drejt lindjes.

Mongolet vrisnin dhe asgjësonin me mijëra njerëz kudo ku kalonin. Xhengiz Hani hartoi ligje që i detyronin të gjithë njerëzit e perandorisë të bindeshin. Ai ngriti një shërbim të organizuar lajmëtarësh dhe nxiti tregtinë. Pas vdekjes së tij, nipërit e tij quheshin hane që do të thotë sundimtarë. Ata e zgjeruan shumë perandorinë mongole në toka të tjera në Kinë, Evrope dhe lindjen e mesme. Kublai Han ishte një nga nipërit e Xhengiz Hanit. Ai arriti të pushtonte të gjithë Kinën dhe e beri kryeqytet Pekinin. Kublai u përpoq dy herë që të pushtonte Japoninë, por japonezet bene qëndrese të ashpër. Erera e quajtur "kamikaze" i shkatërruan anijet e Kublait. Kjo e detyroi atë të hiqte dorë nga përpjekjet për të pushtuar Japoninë. Pas sundimit të Kublait, perandoria Mongole u copëtua, grindjet për pushtet i dobësuan shumë sundimtaret e saj dhe shumë popuj të pushtuar filluan të ngrihen në luftë. Më pas, në vitin 1306 një prijës mongol i quajtur Timurlengu filloi të ngrinte një perandori të re. Tirmulengu pushtoi tokat Persi, Rusi dhe Indi. Pas vdekjes së tij, perandoria u copëtua.