Jump to content

Momotarō

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kukulla e Momotarō

Momotarō (桃太郎) është hero në mitologjinë japoneze i cili lindi prej një pjeshke. Momotarō është titull i shumë librave që portretizojnë tregimin e këtij djali.

Momotarō duke dalur prej pjeshkes

Historia e tij daton në periudhën Edo, Momotarō erdhi në Tokë brenda një pjeshke gjigante që u gjet duke lundruar poshtë një lumi, nga një plakë e cila ishte duke larë rrobat. Kur plaka dhe burri i saj provuan ta hapnin pjeshkën, ata gjetën djaloshin brenda saj. Djaloshi ua shpjegon se ai erdhi nga qielli për t'u bërë djali i tyre. Ata emëruan djalin Momotarō, momo (pjeshkë) dhe tarō (djali më i vjetër në famije).[1]

Vite më vonë, Momotaro i la prindërit e tij për të luftuar një grup bandësh Oni (demonët ose viganët) në një ishull të largët. Gjatë rrugës, Momotarō u takua dhe u shoqërua me një qen, majmun dhe fazanin që flisnin, të cilët pranuan ta ndihmonin atë në kërkimin e tij. Në ishull, Momotarō dhe miqtë e tij të kafshëve depërtuan në fortësinë e demonëve dhe rrahën grupin e demonëve derisa u dorëzuan. Momotarō dhe miqtë e tij të rinj u kthyen në shtëpi me thesarin e plaçkitur të demonëve dhe shefin e demonit si rob. Momotarō dhe familja e tij jetuan të qetë që nga ajo kohë.[1]

Kjo histori ka disa versione. Disa thojnë që Momotarō doli nga një kuti, pjeshkë bardhë ose pjeshkë të kuq. Sa i përket rritjes së tij, disa thojnë që ai u rrit i fortë, por ishte përtac, i cili flinte gjatë gjithë ditës dhe nuk bënte asgjë. Është e mundur që versioni i Momotarōs si person i mirë është më i famshëm për t'u dhënë mësime fëmijëve. Sot, Momotarō është një nga personazhet më të famshme në Japoni, si një model ideal për fëmijët e vegjël për zemërgjerësinë, trimërinë, fuqinë dhe kujdesin e prindërve të tij.

I rritur, Momotarō vazhdon udhëtimin e tij për të mposhtur demonët kur dëgjon për demonët e Onigashima (ishulli i demonëve). Në disa versione të tregimit, Momotarō u bë vullnetarë për të ndihmuar njerëzit, duke i zmbrapsur demonët, por në disa tregime ai ishte i detyruar nga banorët e qytetit ose të tjerët për të shkuar në udhëtim. Megjithatë, të gjitha tregimet e përshkruajnë Momotarōn duke mposhtur Oni dhe të jetojnë përgjithmonë në lumturi me çiftin e vjetër.

Inuyama mban një festival e quajtur Festivali Momotarō në vendin e shenjtë të Momotaros më 5 maj çdo vit.

Kënga e Momotaros

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijët këndojnë për Momotarō që e quajnë Momotarō-san no Uta (Kënga e Momotaros), ku melodia ishte shkruar nga kompozitori Teiichi Okano.

  1. ^ a b Ozaki, Yei Theodora (1903). "Momotaro, or the story of the Son of a Peach". The Japanese Fairy Book. Archibald Constable & Co. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)