Monedha e nuses
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monedha e nuses është monedha metalike e cila bartet në dorë nga nusja pas hyrjes në makinën transportuese nga shtëpin e të atit për në shtëpin e dhëndërrit.
Në trojet shqiptare në veri (Gjakovë)[1] nuses i jepet që të mbajë në dorë një monedhë që është e zakonshme në qarkullim. Qëllimi i mbajtjes së monedhës nga ana e nuses është psikologjikë dhe i lidhur ngusht me ceremoninë e dorzimit të nusës nga i ati dasmorëve për në shtëpinë e burrit. Si duket në mesjetë ka qenë traditë që monedha të futet në gojë, ashtu që nusja të ishte e sigurtë që nuk mund të qante me zë dhe të humbte koncentrimin e saj. Mirëpo për shkaqe higjenike edhe pse e kundërshtuar nga gjeneratat e vjetra është bërë një marrëveshje në mes të gjeneratae që monedha e nuses të mbahet vetëm në dorë.
Akti i marrjes, bartjes dhe hudhjes së monedhës ndër krahinat e banuara me shqiptarë ndryshon varësisht nga kultura krahinore edhe pse në përgjithësi elementet e veprimit në traditë janë të ngjashme.
Në këtë rast në disa krahina gjat rrugës nusja e hedh në një lumë rrjedhës, arsyja e hedhjes së monedhës në një lumë rrjedhës është me qëllim që jeta e të rinjëve të posa martuar të rrjedh qetë dhe mirë sikur lumi.[2]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |