Monumenti i kulturës në Shqipëri
Monument kulture në Shqipëri është një ndërtim ose vepër me vlerë kulturore, historike dhe artistike, e ndërtuar në një hapësirë të dukshme, e bërë në kujtim të ngjarjeve të rëndësishme ose të njerëzve të shquar. Monumentet e kulturës zakonisht janë nën mbrojtjen e shtetit pasi janë dëshmi e historisë së zhvillimit njerëzor, për ruajtjen e së cilës ekziston një interes publik. [1] [2]
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ligji nr.9048, datë 04.07.2003, i titulluar “Për Trashëgiminë Kulturore” e përshkruan monumentin e kulturës si një objekt apo ndërtesë me vlerë historiko-kulturore që mbrohet nga shteti. Monumentet e kulturës klasifikohen në dy kategori: [3]
Kategoria I
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumentet e kulturës të kategorisë së parë janë objekte me vlerë dhe rëndësi të konsiderueshme për trashëgiminë kulturore. Ato ruhen në ekuilibrin e përbërësve të tyre arkitektonikë dhe teknikë. Kompozimi vëllimor, trajtimi arkitektonik i pamjeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohet. Ndërtesat e reja pranë tyre duhet të respektojnë distancat e hapësirës rrethuese të mbrojtur.
Kategoria II
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumentet e kulturës të kategorisë së dytë janë objekte me vlerë të konsiderueshme, kryesisht në pamjen e jashtme. Ato ruhen në vëllimin dhe pamjen e tyre.
Të dyja kategoritë janë shpallur të tilla nga Ministria e Kulturës .
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Buda, Aleks (1985). Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1254.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Thomo, Pirro (1983). "Kritere dhe metoda për gjurmimin dhe vënien në mbrojtje të ndërtimeve popullore në R.P.S.SH". Revista "Monumentet". 25 (1).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ligji për Trashëgiminë Kulturore" (PDF). kultura.gov.al. Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2022. Marrë më 18 shtator 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)