Jump to content

Moshnimi demografik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Moshënimi demografik paraqet procesin e shtimit të popullsisë së vjetër (60 e më tepër apo 65 e më të tepër vjet) në popullsinë e përgjithshme. Në pajtim me definicionin, forca e këtij procesi matet, para se gjithash, me kofecientin e moshësisë. Mirëpo, nocionin moshnim (vjetërsim) të popullsisë shpeshherë nënkuptojmë procesin e rritjes më të shpejtë të kontingjentit të pleqërisë në raport me kontingjentin e punës, i cili matet me dinamiken e kofecientit të varësisë së moshës të popullsisë së moshuar.

Disa demografë e konsiderojnë këtë definicion më preciz në krahasim me të parin. Të tjerët përsëri me moshnim, në kuptimin demografik, nënkuptojnë, në radhë të parë, rritjen më të shpejtë të kontingjentit të pleqërisë në krahasim me kontingjentin e të rinjve, ndërsa forca e procesit të moshnimit matet me indeksin e moshnimit apo me indeksin e tipit biologjik. Ka raste që shkalla dhe dinamika e procesit të moshnimit të matet me lëvizjen e pjesëmarrjes së fëmijëve (0-14 vjeç) në popullsinë e përgjithshme, por një tretman të këtillë i procesit të moshnimit në demografi kryesisht nuk është pranuar.