Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit i zbuluar në vitin 1916, ka marrë emrin nga përmbajtja e tij. Vepra i përket shekullit të Vepra I Krishtit dhe ka formën e një elipsi. Mozaiku është punuar me gurë lumore shumëngjyrësh. Në qendër të dekoracionit është portreti i një gruaje, ndoshta Aura shoqëruese e Artemides, e cila qarkohet nga një dekoracion i pasur lulesh. Mozaiku është i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë.

Mozaiku i Hipokampit. Ky mozaik është zbuluar në themelet e një banese. Ai është i punuar me tekniken bardhe e zi dhe paraqet 4 skena me motive nga mitologjia, të punuar me kubike të zinj në sfond të bardhe.

Mozaiku i Orfeu. Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerre në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit.