Mozaiku në Shqipëri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.s. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I-rë, sic përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |