Muhabere Maliqi
Muhabere Maliqi është sociologe dhe profesoreshë universitare nga Lugina e Preshevës.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muhabere Maliqi ka lindur në Preshevë, shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendin e lindjes, ndërsa studimet themelore në vitin 2005 dhe studimet Master në vitin 2011 i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Gjithashtu ciklin e tretë të studimeve të doktoratës i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës ku ka doktoruar në departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Nga viti 2013-2015 ka ligjëruar lëndët: “Hyrje në Sociologji” dhe “Bazat Etike të Punës Sociale” në Fakultetin Filozofik në Departamentin e Punës Sociale. Gjatë viteve 2013-2015 ka ligjëruar lëndët: “Filozofi e Edukimit”, “Sociologji Juridike”, ”Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji” dhe “Edukatë Qytetare” në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Gjatë periudhës 2011-2013, ka ligjëruar lëndën “Shkencat Shoqërore me Metodologji” në Universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren dhe në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Gjatë angazhimit si ligjëruese ka mentoruar shumë kandidatë për temë të diplomës të nivelit baçelor në Programin për Avancim të Kualifikimit të Mësimdhënësve në Fakultetin e Edukimit.
Muhabere Maliqi që nga viti 2010 është inspektore e arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Aktualisht është e angazhuar Ligjëruese në Kolegjin “AAB” Prishtinë që nga viti 2015 ku ligjëron lëndët: “Sociologjia e Edukimit” dhe “Udhëheqja dhe Menaxhimi i Institucioneve Edukative”. Njëkohësisht udhëheq Divizionin për Profesione të Rregulluara në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit.
Ajo ka kontribuar në arsim duke qenë kryesuese dhe anëtare e shumë Komisioneve dhe Këshillave për çështje të arsimit në Kosovë, konkretisht e Strategjisë për Arsim 2022-2026, e Këshillit Shtetëror për Profesione të Rregulluara, për Licencimin e Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë, për Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, përfshi edhe kontributin në aspektin ligjor në sistemin e arsimit parauniversitar dhe të arsimit të lartë në Kosovë. Muhabere Maliqi është autore e shumë punimeve në fushën e sociologjisë dhe me fokus të veçantë në Sociologji të Arsimit. Së fundmi botoi librin me titull ”Promovimi i vlerave sociale në arsimin parauniversitar në Kosovë”. Po ashtu është pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe disa nga publikimet e saj janë të indeksuara në revista prestigjioze.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dukagjini, Portali (2023-01-10). "Doli nga shtypi libri "Promovimi i vlerave sociale në arsimin parauniversitar në Kosovë" i autores, Muhabere Maliqi - Dukagjini". Marrë më 2024-11-07.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 74, ISBN 9789951518208
- ^ "Muhabere Maliqi". Kolegji AAB. Marrë më 2024-11-07.