Jump to content

Muharrem Blakaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muharrem S. Blakaj (lindi më 6 janar 1959 në fshatin Vrellë, komuna e Burimit (ish Istogu) është shkrimtar shqiptar nga Kosova dhe ish i burgosur politik nga regjimi jugosllav.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.

Për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979, kurse për herë të dytë më 5 shkurt 1987. Herën e dytë në mungesë të provave e lirojnë, ndonëse një vit më parë UDB serbe ia kishte mbytur të vëllanë, Xhemailin, në burgun hetues të Pejës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ia merr dorëshkrimin e tregimeve të përgatitur për shtyp „Monolog i një komiti“, si dhe dy novelat „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Muharrem Blakaj, në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani i ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.


Çmimet letrare

Nga: Unioni i shkrimtarëve dhe kritikëve letrarë - Tregimet e vitit 2018 "Ramiz Kelmendi" - Prishtinë - përmbledhje tregimesh me titull: Mëndesha

Titulli i lartë PEGASI Albania: Shkrimtar i vitit 2019 - Gjirokastër.

Mirënjohje:

Shtëpia e Kulturës "Koço Racin" Shkup 2018 - për bashkëpunim në planin kulturor dhe letrar.

Klubi letrar Martin Camaj München DE - 2018 - Vepra letrare - prozë.

Lidhja e Krijuesëve në Mërgatë - Tregim - Mëndesha.

  • Misioni sekret, roman, botoi Sh. Botuese Rozafa, Prishtinë 2004. ISBN 9951-02-047-X
  • Veprat letrare:Thesaret e humbura, roman, botoi SHKSH Mëmëdheu, CH - St. Gallen 2005. ISBN 978-9951-769-36-5
  • Veprat letrare:Atentat brenda germës L, roman, botoi SHKSH Mëmëdheu, CH - St. Gallen 2007.
  • Veprat letrare:Paraardhësit, roman, botoi KOMBI (IKDFK), Prishtinë 2009. Veprat letrare:
  • Rugëtim Fatal monografi, botoi Dukagjini Pejë, 2012. ISBN 978-9951-05-251-1
  • Veprat letrare:Nana Kadë film dokumentar, Pejë 2018.
  • Paraardhësit roman, botim i dytë ROZAFA Prishtinë 2018. ISBN 978-9951-02-366-5
  • Veprat letrare:Mëndesha tregime, LENA Prishtinë 2018. ISBN 978-9951-769-24-2