Muhibbe Darga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Muhibbe Darga (lindur në 13 qershor 1921- 6 mars 2018) ishte një arkeologe turke. Ajo ishte mbesa e Darugazade Mehmet Emin Bey, kujdestarja e parë e pallatit të Sulltan Abdülhamid, poetja dhe përkthyesja nga frëngjishtja në turqisht e novelave të Zhyl Vernit.

Darga lindi në Stamboll në qershor 1921 [1] dhe u rrit nga kujdestarë francezë. Ajo studioi në Paris dhe Stamboll. Babai i saj ishte doktor dhe për shkak të obligimeve profesionale të babait të saj, ajo udhëtoi përgjatë Anatolisë në vitet 30’ së bashku me familjen e saj. Në darkat familjare të kësaj familjeje të periudhës otomane zhvilloheshin debatet mbi artin dhe letërsinë, historinë greke dhe romake. Për më tepër, familja celebronte të gjitha ritualet fetare të qytetit si Pashkët, Krishtlindjet, Ramazanin si dhe organizonte shpeshherë festa me maska dhe veshje pompoze.

Darge ndoqi studimet në Departamentin e Arkeologjisë, Universiteti i Stambollit në fillim të viteve 1940. Ajo u njoh me shumë figura të shquara të arkeologjisë në këtë fakultet, të themeluar prej profesorit Theodor Bossert. Entuziasmi dhe personaliteti i saj prej ekstroverteje, njohja ekslente e gjuhës frënge dhe gjermane si dhe pasioni për arkeologjinë spikati tek të gjithë personat që e njihnin Dargën.

Pasi profesori Bossert zbuloi pas disa gërmimesh Karatapen, një zonë gjeografike e periudhës së Hititëve, Darga e shoqëroi atë në fund të viteve 40’. Ajo mësoi shumë gjatë kësaj ekspedite arkeologjike për rëndësinë e hsitorisë dhe arkeologjisë në Turqi. Pas kërkimit shkencor në arkeologji gjatë qëndrimit në Gjermani dhe Francë, Darga u përqëndrua në filologji dhe më pas fitoi dhe titullin e profesoreshës. Në librin e saj “Gratë në Anatoli” ajo shpjegon statusin e gruas në këtë rajon. Duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të intelektualëve por edhe të publikut të gjerë.

Pas marrjes pjesë në disa gërmime, në fund të viteve 1970 ajo nisi të drejtojë gërmimet në zonën historike të Şemsiyetepe në juglindje të Turqisë, një zonë që gjendet nën ujë pas ndërtimit të një dige rajonale. Pas një dekade gërmimesh në Şemsiyetepe, shumë afër lumit Eufrat, një seri vendbanimesh të hititëve të dikurshëm të lokalizuara në Eskishehir, në Anatolinë qendrore. Ajo ligjëroi shumë leksione në Turqi si dhe jashtë vendit. Ajo vdiq në mars 2018 në moshën 96 vjeçare në Stamboll.[2]

Referenca[redakto | përpunoni burim]