Jump to content

Selman Muzaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mulla Selman Muzaqi)

Mulla Selman Muzaqi lindi në fshatin Brusnik të Vushtrrisë më 20.03.1928 vdiq me 04.06.2007.

Mulla Selman Muzaqi lindi në fshatin Brusnik të Vushtrrisë më 20.03.1928. Ai, si i ri, që nga mosha 9-vjeçare filloi mësimet e para tek daja i tij mulla Ahmet ef. Mehana. Lufta e Dytë Botërore përkohësisht e ndërpreu nga vijimi i mësimeve. Pas përfundimit të luftës, i etshëm për dije fetare, mësimet i vazhdoi tek myderrizët e njohur të asaj kohe, tek imami i xhamisë Gazi Alibeg, mulla Ibrahim Maxhuni, dhe tek haxhi Sabit ef. Zajmi. Me përkushtim për të nxënë dije, fati e deshi që mulla Selman Muzaqi të ishte një prej nxënësve të myderrizit të Stambollit, mulla Mustafë Bares nga Mitrovica, emri i të cilit ishte i njohur në mbarë Kosovën. Mulla Selman Muzaqi u inkuadrua në Këshillin e Bashkësisë Islame të Vushtrrisë më 01.05.1965, imam për 6 fshatra të Vushtrrisë për 14 vjet rresht. Më vonë kaloi imam në Xhaminë e Çarshisë dhe pas një kohe të shkurtër kaloi në detyrën e imamit në xhaminë “Gazi Alibeg” për 33 vjet me radhë, deri në pensionim. Meritat e shumta të këtij imami, i cili 47 vjet ia kushtoi Islamit, e gjetën në pozita të ndryshme funksionesh përbrenda Bashkësisë Islame: 21 vjet kryetar i KBI-së të Vushtrrisë, 20 vjet anëtar i Kuvendit të BI të Kosovës, 6 vjet anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe 4 vjet anëtar i Kuvendit Suprem të BI-së të Sarajevës. Hoxha i nderuar doli në pension të pleqërisë më 30.09.1997[1].

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 14 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)