Selman Muzaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mulla Selman Muzaqi lindi në fshatin Brusnik të Vushtrrisë më 20.03.1928 vdiq me 04.06.2007.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mulla Selman Muzaqi lindi në fshatin Brusnik të Vushtrrisë më 20.03.1928. Ai, si i ri, që nga mosha 9-vjeçare filloi mësimet e para tek daja i tij mulla Ahmet ef. Mehana. Lufta e Dytë Botërore përkohësisht e ndërpreu nga vijimi i mësimeve. Pas përfundimit të luftës, i etshëm për dije fetare, mësimet i vazhdoi tek myderrizët e njohur të asaj kohe, tek imami i xhamisë Gazi Alibeg, mulla Ibrahim Maxhuni, dhe tek haxhi Sabit ef. Zajmi. Me përkushtim për të nxënë dije, fati e deshi që mulla Selman Muzaqi të ishte një prej nxënësve të myderrizit të Stambollit, mulla Mustafë Bares nga Mitrovica, emri i të cilit ishte i njohur në mbarë Kosovën. Mulla Selman Muzaqi u inkuadrua në Këshillin e Bashkësisë Islame të Vushtrrisë më 01.05.1965, imam për 6 fshatra të Vushtrrisë për 14 vjet rresht. Më vonë kaloi imam në Xhaminë e Çarshisë dhe pas një kohe të shkurtër kaloi në detyrën e imamit në xhaminë “Gazi Alibeg” për 33 vjet me radhë, deri në pensionim. Meritat e shumta të këtij imami, i cili 47 vjet ia kushtoi Islamit, e gjetën në pozita të ndryshme funksionesh përbrenda Bashkësisë Islame: 21 vjet kryetar i KBI-së të Vushtrrisë, 20 vjet anëtar i Kuvendit të BI të Kosovës, 6 vjet anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe 4 vjet anëtar i Kuvendit Suprem të BI-së të Sarajevës. Hoxha i nderuar doli në pension të pleqërisë më 30.09.1997[1].

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 14 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)