Jump to content

Mulliri i Hakiut në Verbice te Zhegocit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mulliri i Hakiut në Verbice te Zhegocit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVerbicë e Zhegocit, Gjilan, Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3581

Mulliri i Hakiut në Verbice te Zhegocit është një monument i trashëgimisë kulturore në Verbicë e Zhegocit, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara, larg njëra-tjetrës. Mullirin e kishte ndërtuar Zejnullah Deliu, babai i pronarit të sotëm, Haki Deliut, në vitin 1925.

Mulliri ka vetëm një kat. Është i ndërtuar me gurë të parregullt të lidhur me llaç, dritare me kornizë druri, dhe kulm me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla të vjetra-qeramidhe. Mulliri ka vetëm një kthinë dhe një gur për bluarje. Në këtë mulli, përpos verbicasve, kanë bluar edhe banorë të fshatrave të tjera.

Pas vitit 1990, mullirit i është shembur kulmi katërujor, i cili është zëvendësuar më vonë nga pronari me kulm dyujor. Gjatë luftës së vitit 1999 mulliri shërbeu për nevoja të banorëve dhe UÇK-së. Familja Deliu traditën e bluarjes e vazhdon edhe sot, bile ruan një mulli dore që e kishin përdorur qysh para ndërtimit të mullirit. Sot, mulliri njihet si Mulliri i Hakiut, djalit të Zejnullah Deliut.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]