Musa Rizaj
Musa Rizaj është inxhinier i teknologjisë informative, profesor universitar dhe kryetar i Seksionit të Inxhinierisë dhe TI-së në kuadër të Institutit Alb-Shkenca.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Musa Rizaj në vitin 1977 kryen Fakultetin teknik në Prishtinë, studimet pasuniversitare i përfundon në Universitetin e Beogradit më 1987. Në Universitetin e Prishtinës më 1998 mbron punimin e doktoratës. Gjatë viteve 1977-88, punoi në shkritoren e Ferronikelit në Drenas, në detyra të lidhura me çështjet e përfitimit të ferronikelit, ku ishte edhe drejtues teknik i prodhimit. Aktiviteti pedagogjik fillon me punën si mësimdhënës në shkollën e mesme ekonomike (1975-77). Në vitin 1978, zgjidhet asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, më 1987 zgjidhet si ligjërues, më 2000 zgjidhet si docent, në vitin 2005 zgjidhet profesor i asocuar dhe në vitin 2009 zgjidhet si profesor. Ai ka kryer edhe detyra tjera të lidhura me profesionin dhe punën, si:
- anëtar i kryesisë së Shoqatës së pavarur të profesorëve universitarë 1992-1996.
- anëtar i Senatit të UP, 1996-98.
- prodekan i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, 1995-1998.
- udhëheqës i studimeve të doktoraturës, 2002-2006.
- kryetar i Shoqatës së Teknologëve dhe Metalurgëve të Kosovës, 1999
- anëtar i Bordit në Unionin Ballkanik te Metalurgëve (BUM).
- anëtar i Bordit të Institutit Alb-Shkenca, 2008-2020
- kryetar i Konferencës Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi, SHTM, 2002.
- kryetar i Konferencës: Trajtimi i mbetjeve, SHTM, Prishtinë, 2005.
- menaxher i Projektit: – Empowerment social dialogue in mining and industri, European Commission Liaison Office to Kosovo, 2006-2008.
- anëtar i Këshillit shkencor në XX Congress of Macedonia, Ohrid, 2008.
- anëtar i Këshillit organizativ në Takimet vjetore të Institutit Alb-Shkenca 2008-2020.
- anëtar i Këshillit shkencor të FRAY Symposiumit në Cancun , Mexico, 2011, të 15th IFAC symposium San Diego 2013, të SIPS 2015, Turkey, të SIPS 2016, SANYA, CHINA, etj.
Prof. Dr. sc. Rizaj është autor i rreth 130 publikimeve profesionale e shkencore dhe ka botuar dy tekste universitare.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Rizaj Musa M. | Scopus | Kosovo National H-index Ranking". Xk H-index Com. Marrë më 2024-11-07.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 75, ISBN 9789951518208
- ^ "Musa Rizaj - Academia.edu". independent.academia.edu (në anglisht). Marrë më 2024-11-07.