Muzeu Etnografik në Krujë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Muzeu Etnografik në Krujë
Muzeu Etnografik në Krujë.jpg
Vendndodhja Krujë, Shqipëri
Koordinatat 41°29′06″V 19°50′12″L / 41.485083°V 19.836528°L / 41.485083; 19.836528Koordinatat: 41°29′06″V 19°50′12″L / 41.485083°V 19.836528°L / 41.485083; 19.836528
Organi drejtues DRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Nr. i referencës KR003
Muzeu Etnografik në Krujë is located in Shqipëria
Muzeu Etnografik në Krujë
Muzeu Etnografik në Krujë në hartë

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989.

Ky shkrim eshte pjeserisht i vertete. Pronesia e pare dhe data e ndertimit eshte e sakte. Shtepia eshte ndertuar nga Toptanasit qe ne ate kohe ishin sundimtare te Krujes dhe eshte e stilit persian, pasi Kapllan Pashe Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit, ku turqit dolen ngaghenjyes. Keshtupra, inxhinieret ishin perse, ndersa ustallaret qe e ndertuan dibrane. Madje dhe piktori qe e ka hijeshuar ka qene Bajram Muca, nga Ostreni i madh.

Me pas, nga fillimi i viteve `800, kur Toptanët u shperngulen ne Tirane dhe u bene zoter të Shqipërise se mesme, shtepia kaloi ne pronesi te nje famijeje te degjuar nga Kruja me mbiemer Kalaja (Zejnel Efendi Kalaja), pronesi e cila u ruajt deri ne vitet e fundit, kur shteti shqiptar beri shpronesimin e saj. Muzeu, i cili ne origjine ka qene haremlleku (banesa private) e Kapllan pashes, eshte shpalluer si i tille per here te pare ne vitin 1959 dhe eshte restauruar me themel nga Prof.Emin Riza. Objektet e ekspozuara aty, kane vlere pakrahasimisht te vogel historike dhe etnografike ne krahasim me vete Muzeun, i cili eshte unik ne trevat Ballkanike.

Foto[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]