Jump to content

Muzeu i Kristaleve të Trepçës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu i Kristaleve, Stantërg
Një nga kristalet e Muzeut
ShtetiKosova Kosova
VendndodhjaStantërg
Qyteti i afërtMitrovicë
Sipërfaqja0.05 ha
Krijimi1964, nga 1970 nën mbrojtje

Muzeu i Kristaleve të Trepçës është muze në qytezën e Stantërgut afër Minierës së Trepçës, Mitrovicë.[1]

Miniera e Trepçës në Stantërg, Kosovë, është e njohur me bukuri të kristaleve e mineraleve të llojeve të ndryshme.[2]

Duke pasur parasysh këtë fakt në vitin 1964 themelohet Muzeu i kristaleve të mineraleve në të cilin janë të vendosura mbi 1.300 eksponate të llojeve të ndryshme të kristaleve duke e shndërruar Muzeun në një objekt me rendësi të madhe kombëtare për Kosovën si në aspekt të vlerave po ashtu edhe në aspekt turistik. Përveç kristaleve në Muze janë të ekspozuara edhe mjete të vjetra pune me të cilat janë shërbyer xehetarët ne fillimet e punimeve në minierë.[3]

Në vitin 1970 Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës i vendosi nën mbrojtje 512 kristale të ekspozuara në muze duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e muzeut. Që nga themelimi, Muzeu ishte i vendosur në një objekt i cili për shkak të vjetërsisë nuk i plotësonte kushtet për ekspozimin dhe ruajtjen e kristaleve.[3]

Në vitin 2012 me fonde të Qeverisë së Republikës së Kosovë si dhe Ndërmarrjes "Trepça" është ndërtuar objekti aktual modern i muzeut të kristaleve. Vlera e investimit për ndërtimin e këtij muzeu është rreth 560 mijë euro dhe janë ekspozuar afro 1.500 eksponate të kristaleve dhe mineraleve të zgjedhura.[3]

Përveç kristaleve nga miniera “Trepça”, në Muze janë të ekspozuara edhe mbi 100 lloje të kristaleve nga vendet të ndryshme të botës si Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Brazili, të cilat Muzeu i ka marrë në këmbim me kristalet nga miniera e "Trepçës”.[3]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2019. Marrë më 19 maj 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://www.albinfo.ch/muzeu-kristaleve-te-trepces-perla-e-kosoves/
  3. ^ a b c d "Raport për gjendjen e natyrës 2010–2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Ministia e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]