Mynafiku
Në Islam, mynafikët (fjalë për fjalë 'hipokritët', arabisht: منافقون, njëjës منافق, munāfiq) ose myslimanët e rremë ose besimtarët e rremë janë një grup i përshkruar në Kuran si myslimanë të jashtëm që fshihnin përbrenda mosbesimin ("kufr") dhe kërkonin në mënyrë aktive të minonin komunitetin mysliman (ymetin). Një mynafik është një person që publikisht dhe në komunitet tregon se është mysliman, por e refuzon Islamin ose flet kundër tij qoftë në zemrën e tij ose midis armiqve të Islamit. Vetë hipokrizia quhet nifāq (نفاق).
Llojet e hipokrizisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hipokrizia ndahet në dy lloje:
1- Nifaku i madh (hipokrizia në besim), e cila bëhet shkak që personi i tillë të jetë përjetësisht në Zjarr.
Për këtë lloj të hipokrizisë na ka treguar Allahu në fjalën e Tij:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ “Ka prej njerëzve që thonë: ‘Ne e kemi besuar Allahun dhe Ditën e Fundit (Ahiretin)’, por në realitet ata nuk janë besimtarë” (Bekare: 8)
Pra, janë ata njerëz që fshehin mosbesimin dhe shfaqin Islamin.
2- Nifaku i vogël (hipokrizia në vepra).
Shembull për të është shpjegimi i Pejgamberit ku thotë:
“Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, e nëse i besohet diçka, tradhton.”[1]
Në Kuran
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kuran ky term u referohet atyre që nuk besojnë por pretendojnë se besojnë.
Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë. Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar! Kjo është ngase kanë besuar, pastaj kanë mohuar, e u vulosën zemrat e tyre, prandaj ata nuk kuptojnë. (Surja el-Munafikun 63:1-3)