Jump to content

Në kërkim të rrënjëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Në kërkim të rrënjëve" shkrime historiko gjuhësore të shkrimtarit Sulejman Mato Botim i Sh. botuese Dudaj me ISBN 99943-33-55-0,

"Në kërkim të rrënjëve" është një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi rrënjët e shqiptarëve. Autori i këtij libri është Sulejman Mato. Duke u bazuar në hulumtimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë , ai hedh dritë mbi çështje të caktuara . Libri e ve theksin te burimet e lashta si edhe lidhjet me botën e lashtë ballkanike .

Tryeza e lëndës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • • Ku ndodhet Faeka homerike
  • • A ka pasur nje qytet me emrin Faekë në Korfuz?
  • • Argumente te tjera për faeket ilirike
  • • Kush eshte Skeria Pjellore
  • • Shqipëri…është emërtim i ri,apo i lashtë ?
  • • Epiri i vjetër dhe institucioni i Dodanës
  • • Legjenda për nje ‘’Vorioepir Grek’’
  • • Dardanët sipas Homerit
  • • Dardanët janë ilirët apo ilirët janë dardanë?
  • • Xehorje e Demastianit
  • • Kaonët dhe Kaonia
  • • Disa Toponime të vendbanimeve te Kaonisë
  • • Ciklopët
  • • Kaonia Jugore
  • • Si njihet Ciklopi ne Labëri
  • • Kaonët me ilirë
  • • Dadona pellazgët e Tamarit
  • • Dodana e Melinguest..sipas arkeologëve
  • • Cilit fis I perket Dodana ? Skota e Velces …një faltore dhe nje shpellë prehistorike
  • • Pellazgët sipas Homerit
  • • Ilirët dhe gjuha e tyre
  • • Toponime ilire të Stefan Bizantini
  • • Fjalë shqipe në veprat Homerike
  • • Misteri I gjuhës brushaski
  • • Mbeturinat te gjuhës ilire ne Europë
  • • Ta li tha Cumi
  • • Enigma e fjalëve që i ngjajne gjuhës shqipe
  • • Ne kërkim te rrënjëve
  • • Pellazgët një popull hyjnor
  • • Gjuha e pellazgëve
  • • Etrusket fise pellazge
  • • Prejardhja e emrit “pellazg”
  • • Shenime per Greqine e lashte
  • • Etruskët, pellazgët,ilirët,shqipetarët
  • • Stela e Lemnos
  • • Vallja Pirike
  • • Himara nën driten e dokumenteve historike
  • • Te dhënat e reja rreth poemit “Milosao”

Prejardhja e emrit “pellazg

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çështja e Pellazgëve mbetet një temë e hapur, Sulejman Mato kërkon te japë kendveshtrimet e tija per kete ceshtje. Ai eshte i mendimit se duhet ti indentifikojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme : Shqiptarët.

Përveç cështjes së Pellazgëve, libri trajton edhe tema të tjera. Temat e tjera kanë shumë hipoteza të ndryshme të autorit por edhe të studiues të tjerë .

Padyshim duke u marrë me tema të tilla , gjithçka mund të jetë e diskutueshme , gjithçka duhet të diskutohet dhe hipotezat e parashtruara në këtë libër nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor . Ky libërfton të mos i shpërfillim Ilirët në një proçes të nderthurur i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.

Vallja pirrike si nje nga trajtimet e librit, është një valle e lashtë që luhej në Greqinë e Lashtë , Iliri, Maqedoni e Thraki. Sipas legjendes, edhe Kurretët (banorë të ishullit të Kretës) kanë luajtur një valle të tillë shpatash me synim që ta mbrojnë Zeusin foshnje nga ndëshkimi i babit të tij.Si e tillë, vallja pirrike ka një lashtësi mbi të gjitha vallet e tjera. Kjo valle është ruajtur plotësisht në popullin shqiptar.Kjo valle është një variant i valles burrërore labo-himariote, e quajtur ndryshe "burria", e cila të kujton vallen e pleqve të fshatrave Fterrë ,Kuç ,Vranisht , Pilur. Është po ai kërcim i fuqishëm dhe dinamik i valltarit të parë , në lartësi , hedhje përpjetë , një hovje triumfuese mbasi ka shqelmuar me forcë tokën. Është po ajo lëvizje e dorës së djathtë, e vrullshme , sikur luftëtari që kërcen , me shtizën e mbajtur fortë në dorë , që po i jep goditje vdekjeprurëse kundershtarit të vet,ndërsa dora e majtë qëndron para fytyrës, mbulon fytyrën si mburojë. Ekzistenca e një valle të tillë,origjina e së cilës shkon gjer në lashtësitë pellazgjike është një element shtesë që dëshmon origjinën pellazge te Shqiptareve.

“Si njihet Ciklopi ne Labëri?” është një nga temat e trajtuar në librin e shkrimtarit Suljman Mato ,lindur ne Fterrë ,pjese e krahines Laberia .Faktorë te ndryshme historik,gjuhesor,gjeografik etj ndikojne ne krijimin e kesaj vepre letraro-studimore.


Autori hedh drite ne disa tema, gjithashtu ne termin e lene menjëane “Ciklop” dhe nga mosperfillja është e marrë e mirqene pasivisht perfytirimi e gjese. Disa nga hipotezat e tij bazuar ne gjuhen e te folur jane; • ”Njeriu qe te ha me sy” si njeri hipnotizues te njerezve te vecante ,te cilet me nje shikim mund te thajne nje peme ,rrezojne nje kalene mes te rruges,rrezojne ne shtrat nje njeri apo edhe te paralizojne.

• Sy qen qe ha njeri” sic e sheh nje qen I uritur prene e tij

. • Hamendëson te jete qenie hynore me aftesi profetike, meqense vendet fqinje mbahen per perdndite ne antikitet .

• Nga ana tjeter ne kemi ne enciklopedine italiane qe e pershkruajne me tre sy ;nje ne balle dhe dy natyrale . Krahas saj gjen sinonimin “argyre”. • Ndersa ne fisin e pellazgeve mund te kete lidhje me zoterimin e aftesive te vecanta per deshifrimin e enigmave.Gjithashtu autorit I ngjason edhe me shprehjen popullore “ai lindi me yll ne balle”

Si nje i formuar ne Fakultetin e Historisë e të Filologjisë se Tiranes, sprovon edhe një analize morfologjike e skeletit te fjales “Ciklop” Sipas tij fjala eshte nje kompozite e perbere nga pjesa e pare “Cik” dhe e dyta “Lab”. Cike banoret quanin shkendije,shkendije vullkanore ,shkendije zjarri Dhe Lop lap dukuria fonetike e o ->a dhe LAP ka ngjashmeri me LAB Dhe perfundimi ka mundesi te jete sipas Autorit CIK LAB qe leberit e malit te Cikës dhe te Labërise , Cik labët .


Duke u marre me nje studim te tille ne tema ,dhe duke qene se autori bazohet edhe ne gjuhen e te folurit le hapsire diskutimit . Ky liber na fton te presim tashme rrezet qe ka rrezellitur autori ,dhe te thellohemi me tej ne kete spekter intersant studimi.