Najib Balala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Najib Balala
Najibu Balala (cropped).JPG
Sekretarë i Kabinetit për Turizëm
15 maj 2013
Ministër i Turizmit
2008 – mars 2012
Pasardhësi: Danson Mwazo Mwakulegwa
Anëtar i Parlamentit për zonën elektorale Mvita
2003 – 2013
Paraardhësi: Shariff Nassir
Pasardhësi: Abdulswamad Nassir
Të dhënat personale
Lindi më: 20 shtator 1967
Lindi në: Mombasa, Kenia
Partia politike: Partia Republikane e Kongresit
Bashkëshortja Najaah
Fëmijë 4


Najib Balala (lindi më 20 shtator 1967) është politikanë kenian dhe sekretarë i tanishëm i kabinetit për turizëm.

Karriera politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Balala filloi karrierën e tij politike si kryetarë i Mombasës, më pas ai shkoi me sukses për vendin parlamentar të Mvita në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002. Para kësaj, Balala ka shërbyer si zëvendës kryetarë i Bordit të Turizmit të Kenisë (BTK); Kryetar i Shoqatës së Qeverisjes Vendore të Kenias dhe Kryetari i Shoqatës Turistike i Mombasës dhe Bregdetare. Balala ka qenë ministri më i gjatë i shërbimit për turizmin, i cili ishte në detyrë nga fillimi i vitit 2008 deri më 26 mars 2012, kur u shkarkua nga një riorganizim i kabinetit. Më pas, Najib Balala formoi Partinë Republikane të Kongresit të Kenias në prill të vitit 2012, që u bë partner kryesor në Koalicionin e Jubileut së bashku me Presidentin Uhuru Kenyatta, William Samoei Ruto, dhe Charity Ngilu.

Si sekretar i kabinetit të minierave ka anuluar liçencat e lëshuara në qeverinë e mëparshme. Ai është akuzuar me kequshmëri për korrupsion nga një kompani Cortec Mining që ka kërkuar ryshfet prej gati 1 milion dollarë për rishikimin e liçencës. Ministri duke anuluar liçencat e ka bërë Kenia një destinacion tërheqës investimi.

Nderimet dhe Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Medalja e Silver Star (SS) Nga Presidenti
  • E.G.H (Plaku i Zemrës së Artë) Medalja Nga Presidenti
  • Afrika Investitor 2009.
  • Ministri më i mirë i Afrikës për Turizmin 2010.
  • Nënkryetar UNWTO Organizata Botërore e Turizmit
  • Kryetari UNWTO Organizata Botërore e Turizmit

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]