Mombasa
Mombasa | |
---|---|
Qytet | |
Parimet: Utangamano kwa Maendeleo (Bashkimi për Zhvillim) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.200.000 |
Faqja zyrtare | www.mombasa.go.ke |
Mombasa është qytet në bregdetin e Kenias. Është qyteti i dytë më i madh[1] pas Nairobit, me popullsi 1.2 milionë (2016).[2] Rajoni metropolitane është e dyta më e madhe dhe popullsia e saj është rreth dy milionë.[1] Administrativisht, Mombasa është zyrë qendrore e Qarkut Mombasa.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si qytet bregdetar, Mombasa karakterizohet me topografi të rrafshët. Qyteti i Mombasës është i përqëndruar në ishullin Mombasa, por shtrihet në kontinent. Ishulli është i ndarë nga kontinent nga dy zhytje, Port Reitz në jug dhe Tudor Creek në veri.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mombasa ka klimë të lagësht dhe të thatë. Muajtë të cilët ka më shumë shi janë prilli dhe maji, përderisa rreshjet e shiut është minimale mes janarit dhe shkurtit.
Si një port detar, Mombasa është subjekt i pasojave të dëmshme të një klime të luhatshme. Në tetor 2006, Mombasa përjetoi një përmbytje të madhe që preku 60,000 persona.[3]
Erozioni bregdetar është bërë problem për infrastrukturën e Mombasës. Për shkak të rritjes së nivelit të detit, bregu i detit ka gërryer në 2.5-20 cm në vit. Kjo ka rritur numrin e përmbytjeve vjetore.[3]
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aeroporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aeroporti Ndërkombëtar Moi është aeroporti ndërkombëtar i Mombasës. Ndodhet rreth 425 kilometra, me aeroplan, në juglindje të Aeroporti Ndërkombëtar Jomo Kenyatta.
Treni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mombasa ka stacion hekurudhor Korporata Hekurudhore të Kenias i cili transporton pasagjerë dhe mallra nëpërmjet hekurudhës Standard Gauge nga Nairobi në Mombasa. Shumë stacione ndodhen në Syokimau në Nairobi dhe Miritini në Mombasa. Kjo merr rreth katër orë.
Binjakëzimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti | Qyteti | Qarku/Distrikti/Provinca/Rajoni/Shteti | Data |
---|---|---|---|
SHBA | Seattle | Uashington | 6 prill 1981[4] |
SHBA | Long Beach | Kalifornia | 20 nëntor 2007 |
SHBA | Charlotte Amalie | Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara | Nuk dihet |
SHBA | Honolulu | Hawaii | 2008 |
Afrika e Jugut | eThekwini | KwaZulu-Natal | 20 shkurt 2012 |
Norvegjia | Bergen | Hordaland | Nuk dihet |
Kina | Lianyungang | Jiangsu | Nuk dihet |
Kina | Fuzhou | Fujian | Nuk dihet |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b The World Factbook Arkivuar 4 maj 2012 tek Wayback Machine. Cia.gov. Retrieved on 17 August 2013.
- ^ Investors fault Mombasa’s new master plan Arkivuar 19 qershor 2018 tek Wayback Machine; Business Daily; retrieved 19 gusht 2014.
- ^ a b Kebede, A. S., Nicholls, R. J., Hanson, S., & Mokrech, M. "Impacts of Climate Change and Sea-Level Rise: A Preliminary Case Study of Mombasa, Kenya". Journal of Coastal Research.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ http://www.seattlemombasa.org/