Namik Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Namik M. Shehu
Emri Namik M.
Mbiemri Shehu
Lindur më 28 maj, 1934
Lindur në Berat
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare/amerikane
Profesioni kardiolog
Mirënjohje
*prof.dr.
* American Medal of Honor

Namik M. Shehu , lindi në Berat më 28 maj, 1934. Në vitin 1957 mbaroi me rezultate " Shkelqyer " Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë. Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë. Në 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore. Katër vjet më vonë morri gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet më vonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.

Namik M. Shehu ka qene aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet 1991-1997. Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).

Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në 30 sesione dhe konferenca shkencore. Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.

Namik M. Shehu jeton në Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997. Ai është sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, ka thënë për profesor Namik Shehun: “Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në 70-vjetorin e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.

Namiku M. Shehu është i martuar me Engjëllushe Shehu (Dyrmishi), me të cilën kane tre fëmijë: Teuta, Erian dhe Loanda.