Natasha Rombollas-Kumaraku
Natasha Rombollas-Kumaraku (e njohur më mirë si Tasha)
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tasha lindi më 25 gusht 1956, në Sarandë, me prejardhje nga një familje shqiptare, "e shquar brëz pas brëzi me gjenerala, oficera, ministra [sic]" dhe eprorë të tjerë të shtetit shqiptar. Pas rënies së diktaturës, ajo u zhvendos në Greqi, ku takoi burrin e saj të dytë. Më vonë u rikthye në atdhe dhe tani jeton në Sarandë. Ajo ka dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka kontribuuar në shkollimin e shumë brezave gjatë kohës së saj si pedagoge. Dalja në pension nuk e ndaloi Natashën që të vazhdojë me arsimimin e të rinjve, të cilët i ndërgjegjëson rreth çështjeve të rëndësishme të jetës siç janë dashuria, martesa, dhe lidhjet, nëpërmjet retorikës së pasur labe; e gjithë kjo përmes platformës së famshme TikTok.
Përplasja për kujdestarinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Natasha pati një përballje të rëndë me ish-nusen e djalit, që kulmoi më 26 mars 2017, kur u shfaq tek emisioni "Ka një mesazh për ty", pjesë e programit popullor E diela Shqiptare. Rrënja e konfliktit ishte kujdestaria e nipit të saj 3 vjeçar, të cilin e kishte marrë me vete kundër dëshirës së nuses, kur kjo e fundit ishte ndarë nga i biri i Natashës.
Pasi shtyu rastin tri herë, Gjykata e Gjirokastrës mori vendimin përfundimtar kur vendosi në favor të nuses, duke i dhënë asaj kujdestarinë e plotë të djalit.[1]
Operacioni "Show"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në kuadër të Komisariatit të Policisë së Kuçovës, në dhjetorin e vitit 2023 morën një kallëzim nga ish-bashkëshortja (E. A.) e Armando Kumarakut, i biri i Tashës. Bëhej fjalë për postimet e Tashës dhe Armandos në rrjetin social TikTok, ku shfaqej djali i mitur i Armandos duke përdorur fjalë denigruese dhe sharje. Procedimi penal u regjistrua pas mbledhjes së materialeve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Pas një hetimi dymujor si pjesë e operacionit të koduar "Show", u bë shpallja në kërkim e Natashës dhe Armandos. Komisariati i Kuçovës në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Sarandës shoqëroi të kërkuarit për të vazhduar procedimet e mëtejshme penale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.[1]
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar në TikTok, duke postuar video të tij me fjalë banale, në pranga babai dhe gjyshja". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-02-21.