Nazim Gruda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nazim Gruda ka lindur 11 mars 1957 në Tiranë, Akademik shqiptar. Agronom, profesor, personalitet i bujqësisë e një nga specialistët dhe shkencëtarët më të shquar mbarëshqiptarë në fushën e hortikulturës. Është fitues i Çmimit Radovicka për vitin 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Tiranë përfundoi shkollimin e ulët dhe të mesëm si dhe studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Më pas punoi për dy vjet si agronom. Që nga viti 1984 deri në vitin 1991 punoi në Institutin e Perimeve dhe Patates në Tiranë, fillimisht si bashkëpunëtor shkencor dhe më pas si drejtues i sektorit shkencor të gjethoro-bostanoreve, një prej dy sektorëve studimorë në fushën e perimeve. Në këtë kohë përgatiti dhe mbrojti në Katedrën e PerimeveUBT-së tezën për shkallën e parë të kualifikimit shkencor “Kandidat i shkencave”. Gradën shkencore “Doktor i shkencave” e mori në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani, ku pas përfundimit të doktoraturës punoi si post-doc dhe drejtues i grupit shkencor për studime në substratet bimore. Në Universitetin e Humboldit në Berlin ishte drejtues shkencor i Katedrës së Perimeve dhe nën drejtimin e tij u kryen disa projekte kërkimore, të cilat u kurorëzuan me mbrojtjen e tezës së “habilitacionit” dhe kualifikimin  e tij si “Ligjërues universitar” (Docendi facultas). Në Universitetin e Bonit, po në Gjermani, u kualifikua si “Docent” (Legendi venia) dhe më vonë si "Profesor”. Më 2003 hulumtoi si shkencëtar i ftuar i Qendrës së Kërkimeve Teagasc-Kinsealy në Irlandë, më 2004 si “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës, më 2007 si “Research Scholar” i ftuar dhe drejtues i grupit shkencor të substrateve bimore i VirginiaTech në SHBA. Ai është drejtues studimesh studentore dhe ligjërues në pesë universitete të mirënjohura gjermane; në vitin 2015 ishte ligjërues i ftuar i Akademisë së Shkencave Bujqësore Kineze, në vitin 2016 i Universitetit të Zagrebit në Kroaci, në vitin 2017 i Akademisë së Shkencave Kineze të Pekinit, në vitin 2018 i Akademisë së Shkencave Kineze dhe në vitin 2018 e 2019 i Universitetit Bujqësor të Athinës në Greqi.

Anëtar i bordeve drejtuese dhe recensent i disa revistave shkencore dhe ekspert i disa organizatave kombëtare e ndërkombëtare. Për tu përmendur janë Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO, organizatë e OKB-së), me qendër në Romë, Itali; Komisioni Evropian, me qendër në Bruksel, Belgjikë; Zyra Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë, me qendër në Bon, Gjermani, Fondacioni Kërkimor i Afrikës së Jugut, me qendër në Pretoria, Afrikë e Jugut si edhe Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, me qendër në Tiranë, Shqipëri. Anëtar i këshillave shkencore të disa simpoziumeve, konferencave e kongreseve ndërkombëtare. Dr. Gruda është Drejtues i Grupit të Punës për Europën Juglindore (Chair of Workgroup for Vegetables and Potatoes), Shoqata Ndërkombëtare e Shkencave të Hortikulturës (International Society for Horticultural Science - ISHS). Bashkëdrejtues i thirrjeve për projekte kërkimore në fushën e Partneritetit të Risive në Bujqësi, dhe Drejtues i thirrjes për projekte kërkimore në fushën e Hortikulturës dixhitale 4.0, Gjermani.

Nga pena e tij kanë dalë mbi 290[1] botime shkencore, një pjesë e tyre në revista me impakt faktori[2], përfshirë edhe 25 libra e krerë librash. Shquhen veprat madhore enciklopedike si botërore, rajonare ashtu edhe shqiptare.

Nderime e mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është nderuar për rezultate të shkëlqyera shkencore me çmimin “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani (2003); “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës (2004);  “Research Scholar” i Virginia Polytechnic Institute and State University, SHBA (2007).

Emri i tij listohet që nga viti 2005 në “Who’s Who in the World”, ndërsa nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka fituar çmimin kombëtar shkencor” Petrit Radovicka“ (2017). Akademia e Shkencave Kineze e zgjodhi atë si “Shkencëtar i shquar” pas garës mbarëbotërore nga të gjitha shkencat për atë vit (2020); Akademia më e vjetër në botë për bujqësinë, mjedisin dhe ushqimin, “Accademia dei Georgofili” në Itali e zgjodhi anëtar korrespondent (2021) dhe po këtë vit Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë “Gheorghe Ionescu – Șisești”, Rumani e zgjodhi anëtar nderi.

Akademiku Nazim Gruda ka fituar çmimin “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022” (Best Paper Award, Horticulturae 2022). Shkrimi me temë “The Potential of Introduction of Asian Vegetables in Europe” u shkrua nga studentja e tij dhe ai vetë në vitin 2020.[2]

Disa nga punimet e tij shquhen si pararendëse dhe dritëdhënëse në diskutimet bashkëkohore shkencore si p.sh. të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe të ushqyerit apo të ndryshimeve të klimës, duke u renditur si punime me një indeks citimi shumë të lartë (highly cited) ose në 1% të artikujve shkencorë në “Web of Science”. Edhe në vlerësimin fundit të kryer nga ekspertët e Universitetit të Stanfordit në SHBA 2021, ai hyn në 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë “World’s Top 2% Scientists”.

Akad. Gruda është përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Unionin e Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA); një nga dy përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në grupin e punës të Federacionit të Akademive Europiane të Shkencave dhe Humaniteteve (ALLEA) në Shkencat Europiane; Kryetar i grupit të punës të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkencave të Hortikulturës për Europën Juglindore; Kryetar i Grupit të Punës të Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) për prodhimin në serra të Evropës Juglindore dhe anëtar i grupit të punës për Mesdheun; Këshilltar për hortikulturën pranë Ministrisë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani; Anëtar i Bordit Këshillues të Sistemeve të Qarkullimit të Plastikës në Bujqësi, Gjermani; Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Programit të Doktorantëve në Sistemin e Bujqësisë së Qëndrueshme dhe Sigurimit të Ushqimit, Universiteti i Napolit, Itali; Profesor dhe anëtar i Bordit Këshillues të Shkencave të Hortikulturës, Instituti Shkencave të Bimëve dhe Konservimit të Resurseve të Universitetit të Bonit, Gjermani.

Librat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ballina e temës së disertacionit https://www.utzverlag.de/catalog/book/31517

Disa krerë e libra të shkruara:

  1. Gruda, N.S., 2021. Advances in horticultural soilless culture. Burleigh Dodds Science Publishing Limited, Cambridge – UK. ISBN-13: 9781786764355.
  2. Gruda N., 2019. Assessing the impact of environmental factors on the quality of greenhouse produce. Chapter 16. DOI: 10.19103/AS.2019.0052.16. In: Achieving sustainable greenhouse cultivation (eds. Marcelis, L. and E. Heuvelink). Burleigh Dodds Science Publishing Limited. ISBN: 978-1-78676-280-1.
  3. Gruda N., Shundi A., 2017. Hortikultura: vështrim enciklopedik, ISBN: 978-9928-237-08-8, Adel Co. 1, 846 pp.
  4. Rodríguez-Delfín, A., N. Gruda, C. Eigenbrod, F. Orsini, G. Gianquinto 2017. Soil Based and Simplified Hydroponics Rooftop Gardens. Pages 61-81. In: Rooftop Urban Agriculture, Eds. Orsini, F., M. Dubbeling, H. de Zeeuw, G. Gianquinto, Springer International Publishing AG, Berlin/Heidelberg, eBook ISBN 978-3-319-57720-3, doi: 10.1007/978-3-319-57720-3, Hardcover ISBN 978-3-319-57719-7, Series ISSN 2197-1730, pp. 394.
  5. Baudoin, W., A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. 2017. Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms. FAO Plant Production and Protection Paper 230. ISBN 978-92-5-109622-2. FAO 2017, 449 pp.
  6. Gruda, N., and G. Popsimonova 2017. Current situation and future trends of protected cultivation in South East Europe. Chapter 2 of Part I. pp. 17-26. In: "Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms." FAO Plant Production and Protection Paper 230. Eds. W. Baudoin, A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. ISBN 978-92-5-109622-2, 449 pp.
  7. Popsimonova, G., B. Benko, L. Karic, and N. Gruda 2017. Production systems: integrated and organic production, and soilless culture. Chapter 7 of Part II, 207-226. In: "Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms." FAO Plant Production and Protection Paper 230. Eds. W. Baudoin, A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. ISBN 978-92-5-109622-2, 449 pp.
  8. Gruda, N., G. Gianquinto, Y. Tüzel, D. Savvas 2016: Soilless Culture, 533 – 537: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences, Third Edition. CRC Press Taylor & Francis Group, ISBN 9781498738903, pp. 2804.
  9. Gruda, N., J. Caron, M. Prasad, M.J. Maher 2016: Growing Media, 1053 – 1058: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences, Third Edition. CRC Press Taylor & Francis Group, ISBN 9781498738903, pp. 2804.
  10. Gruda, N., and J. Tanny 2014: Protected Crops,327-405: Chapter 10, In: Horticulture – Plants for People and Places, Volume 1: Production Horticulture (eds. G.R. Dixon, and D.E. Aldous), 1043 p., Springer Science+Business Media Dordrecht (ISBN 978-94-017-8577-8, doi: 10.1007/978-94-017-8578-5_10).
  11. Savvas, D., G. Gianquinto, Y. Tüzel, Gruda, N. 2013: Soilless culture. Chapter 12, In: Good agricultural practices for Greenhouse Vegetable Crops – Principles for Mediterranean Climate Areas. (Eds.: W. Baudoin, R. Nono-Womdim, N. Lutaladio, A. Hodder, N. Castilla, C. Leonardi, S. De Pascale, M. Qaryouti). Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO), Plant Production and Protection Paper 217, Rome, Italy,pp. 303-354 (978-92-5-107649-1 (print); E-ISBN 978-92-5-107650-7).
  12. Gruda, N., M.M. Qaryouti, Leonardi. Ch. 2013: Growing Media. Chapter 11, In: Good agricultural practices for Greenhouse Vegetable Crops – Principles for Mediterranean Climate Areas. (Eds.: W. Baudoin, R. Nono-Womdim, N. Lutaladio, A. Hodder, N. Castilla, C. Leonardi, S. De Pascale, M. Qaryouti). Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO), Plant Production and Protection Paper 217, Rome, Italy,pp.271-302. (978-92-5-107649-1 (print); E-ISBN 978-92-5-107650-7).
  13. Ruhm, G., N. Gruda, P. Steinborn, H. Hattermann, W. Bokelmann, U. Schmidt 2007: “Energiekonzepte für den Gartenbau”. Sächsischen Landesanstalt für Landwirtschaft, Dresden, Schriftenreihe 20, 203 Seiten. www.smul.sachsen.de/lfl/ publikationen/download/3121_1.pdf
  14. Gruda, N. 2005: Growth and Quality of Vegetables in Peat Substitute Growing Media. Humboldt University of Berlin, Habilitationsschrift (a post-doc thesis).
  15. Gruda, N., M. Prasad, M.J. Maher 2007: Soil-less Culture: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences (Second Edition). Taylor & Francis. doi: 10.1081/E-ESS-120028194.
  16. Schnitzler, W.H., and N. Gruda 2002: Hydroponics and product quality, 373-411: Chapter 10. In: Savvas, D. and H.C. Passam (Eds.) Hydroponic production of vegetables and ornamentals. ISBN: 960-8002-12-5, Embrio Publications, Athens. pp. 463.
  17. Gruda, N. 1999: Einfluss der Eigenschaften von Holzfasersubstrat auf das Wachstum und physiologische Parameter von Gemüsejungpflanzen am Beispiel von Tomaten (Lycopersiconlycopersicum (L.) Karst. ex Farw.) und Kopfsalat (Lactuca sativa L. var. capitata L.), UTZ Verlag GmbH, München ISBN 3-89675-517-X, 150 S.

Artikujt shkencorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga artikujt shkencorë:

  1. Giménez, A., J.A. Fernández, J.A. Pascual, M. Ros, J. Saez-Tovar, E. Martinez-Sabater, N.S. Gruda, and C. Egea-Gilabert 2020. Promising composts as growing media for the production of baby leaf lettuce in a floating system. Agronomy 10(10), 1540. https://doi.org/10.3390/agronomy10101540.
  2. Dong, J., N. Gruda, X. Li, Y. Tang, P. Zhang, Z. Duan 2020. Sustainable vegetable production under changing climate: The impact of elevated CO2 on yield of vegetables and the interactions with environments – A review. J. Cleaner Prod. 253, https://doi.org/10.1016/j.jclepro.2019.119920.
  3. Prasad, M. A. Chrysargyris, N. McDaniel, A. Kavanagh, N.S. Gruda, N. Tzortzakis 2020. Plant nutrient availability and pH of biochars and their fractions, with the possible use as a component in a growing media. Agronomy 10(1), 10; https://doi.org/10.3390/agronomy10010010.
  4. Dong, J., N. Gruda, X. Li, Y. Tang, Z. Duan 2020. Impacts of elevated CO2 on nitrogen uptake of cucumber plants and nitrogen cycling in greenhouse soil. Applied Soil Ecology. https://doi.org/10.1016/j.apsoil.2019.08.004.
  5. Gruda, N.S. 2019. Increasing Sustainability of Growing Media Constituents and Stand-Alone Substrates in Soilless Culture Systems. Agronomy 9(6), 298; doi.org/10.3390/agronomy9060298.
  6. Gruda, N., Bisbis, M.B., Tanny, J., 2019. Impacts of protected vegetable cultivation on climate change and adaptation strategies for cleaner production – a review. J. Clean. Prod.  https://doi.org/10.1016/j.jclepro.2019.03.295.
  7. Xing, J., N. Gruda, J. Xiong, W. Liu 2019. Influence of organic substrates on nutrient accumulation and proteome changes in tomato-roots. Scientia Horticul. 192-200. https://doi.org/10.1016/j.scienta.2019.03.054
  8. Gruda, N., Bisbis, M.B., Tanny, J., 2019. Influence of climate change on protected cultivation: impacts and sustainable adaptation strategies - a review. J. Clean. Prod. , https://doi.org/10.1016/j.jclepro.2019.03.210.
  9. Gruda, N., D. Savvas, R. Youssuf, G. Colla 2018. Impacts of genetic material and current technologies on product quality of selected greenhouse vegetables–A review. Eur. J. Hortic. Sci. 83(5), 319–328. https://doi.org/10.17660/eJHS.2018/83.5.5.
  10. Badr, M.A., W.A. El-Tohamy, S.D. Abou Hussein, N. Gruda 2018. Tomato yield, physiological response, water and nitrogen use efficiency under deficit and partial root zone drying irrigation in an arid region. Journal of Applied Botany and Food Quality 91, 332 - 340. doi:10.5073/JABFQ.2018.091.042.
  11. Savvas,  D., Gruda, N. 2018. Application of soilless culture technologies in the modern greenhouse industry - A review. Eur. J. Hortic. Sci. 83(5), 280–293. https://doi.org/10.17660/eJHS.2018/83.5.2.
  12. Dong, J., X. Li, N. Gruda, and Z. Duan 2018. Interactive effects of elevated carbon dioxide and nitrogen availability on fruit quality of cucumber (Cucumis sativus L.). J Integ. Agri. 2018, 17(11): 2438-2446. doi: 10.1016/S2095-3119(18)62005-2.
  13. Dong J., N. Gruda, S.K. Lam, X. Liu, Z. Duan 2018: Effects of Elevated CO2 on Nutritional Quality of Vegetables – A Review. Front. Plant Sci. | doi: 10.3389/fpls.2018.00924.
  14. Bisbis, M.B., N. Gruda, M. Blanke 2018: Potential impacts of climate change on vegetable production and product quality – a review. J Clea. Prod. 170(1), 1602-1620. doi: org/10.1016/j.jclepro.2017.09.224.
  15. Baum, C., W. El-Tohamy and N. Gruda 2015: Increasing the productivity and product quality of vegetable crops using arbuscular mycorrhizal fungi: A review. Scientia Horticulturae 187, 131–141. doi:10.1016/j.scienta.2015.03.002.
  16. Eigenbrod, C., and N. Gruda 2015. Urban vegetable for food security in cities. A review. Agron. Sustain Dev. 35(2), 483-498. doi: 10.1007/s13593-014-0273-y.
  17. Hunaefi, D.,N. Gruda, H. Riedel,D.N. Akumo, N.M.M.T. Saw, and I. Smetanska 2013: Improvement of antioxidant activities in red cabbage sprouts by lactic acid bacteria. Food Biotechnology. 27(4), 279-302. doi: 10.1080/08905436.2013.836709.
  18. Hunaefi, D., H. Riedel, D. N. Akumo, N. Gruda, and I. Smetanska 2013: The effect of lactic acid fermentation on rosmarinic acid and antioxidant properties of in vitro shoot culture of Orthosiphon aristatus as a model study. Food Biotechnology 27(2), 152-177. doi:10.1080/08905436.2013.781948.
  19. Gruda, N. 2009: Do soilless culture systems have an influence on product quality of vegetables? J. Appl. Bot. & Food Qual. 82, 141-147.
  20. Jackson, B.E., R. D. Wright, and N. Gruda 2009: Container medium pH in a pine tree substrate amended with peat moss and dolomitic limestone affects plant growth. HortScience 44, 1983-1987.
  21. Gruda, N., B. Rau, and R.D. Wright 2009: Laboratory bioassay and greenhouse evaluation of a pine tree substrate used as a container substrate. Europ. J. Hort. Sci. 74(1), 73–78.
  22. Gruda, N. 2008: The effect of wood fiber mulch on water retention, soil temperature and growth of vegetable plants. J. Sustain. Agr. 32(4), 629-643. DOI: 10.1080/10440040802395049.
  23. Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2006: Wood fiber substrates as a peat alternative for vegetable production. European Journal of Wood and Wood Products 64(5), 347-350.
  24. Gruda, N. 2005: Impact of Environmental Factors on Product Quality of Greenhouse Vegetables for Fresh Consumption. Crit. Rev. Plant Sci. 24(3), 227-247. https://doi.org/10.1080/07352680591008628.
  25. Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2004: Suitability of wood fiber substrates for production of vegetable transplants. I. Physical properties of wood fiber substrates. Sci. Horticul. 100(1-4), 309-322. DOI: 10.1016/j.scienta.2003.09.004.
  26. Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2004: Suitability of wood fiber substrates for production of vegetable transplants. II. The effect of wood fiber substrates and their volume weights on the growth of tomato transplants. Sci. Horticul. 100(1-4), 333-340. doi: 10.1016/j.scienta.2003.09.004.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Botimet shkencore". Researchgate (në anglisht). Marrë më 13 shkurt 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b "Impakti". Publons (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)