Ndërruan kohët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndërruan kohët është pikturë e piktorit Agron Dine e krijuar në vitin 1976. Teknika e përdorur: vaj mbi kanavacë, përmasat: 150 x 200 cm. Pronësia: Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë.

Piktura "Ndërruan kohët" është një kryeveper e metodës së realizmit socialist, e cila u krijua nga Mjeshtri i Madh i artit Agron Dine dhe u paraqit në ekspozitën e 35 vjetorit të PPSH, në vitin 1976.