Galeria Kombëtare e Arteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Galeria Kombëtare e Arteve
Ambienti i brendshëm
LlojiArkitekture
VendndodhjaRrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat41°19′32″N 19°49′13″E / 41.325639°N 19.820194°E / 41.325639; 19.820194
NdërtuarShek XX
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretII
Përcaktuar122
Nr. i referencësTR052
TipologjiaGaleri
Galeria Kombëtare e Arteve is located in Earth
Galeria Kombëtare e Arteve (Earth)

Galeria Kombëtare e Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Tiranë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit”, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

pamje e fasadës

Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e ArtitRilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme.

Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative. Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 - 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII - XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.

Struktura e galerisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në katin e parë dhe të dytë ekspozohen vepra nga fondi kombëtar, të ndara këto sipas periudhave historike, ose në bazë të koncepteve artistike që synojnë rivlerësimin në kohe të vlerave që bart ky institucion, për t’ia paraqitur ato publikut në mënyrë cilësore.[2]

Ekspozita të përkohshme dhe përvitshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në katin perdhes organizohen ekspozita të përkohshme, kryesisht për artin bashkëkohor. Disa nga ekspozitat e përvitshme më të rëndësishme që organizohen janë Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike "Marubi" dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore "Onufri ". Çdo dy vjet organizohet " Bienalja e Tiranës ", një nga manifestimet më të mëdha të artit bashkëkohor në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, në Galerinë Kombëtare të Arteve, bëhet promovimi i artistëve, shoqatave ose grupeve të ndryshme artistike nga vendi dhe bota.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.
  2. ^ http://galeriakombetare.gov.al/koleksioni/index.shtml

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]